YouVersion Logo
Search Icon

GJIONNIT 2

2
KAPTINA II.
1Edhe të tretënë ditë u ba darsmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ama e Iesuit ishte atie.
2Edhe u thërrit ndë darsmë edhe Iesui edhe dishepujt’ e ati.
3Edhe si mëngoi vena, e ama e Iesuit i thotë: Nukë kanë venë.
4Iesui i thot’ asai: Qish ke ti me mue, o grue? Edhe s’ka ardhun’ ora eme.
5E ama e ati u thotë shërbëtorëvet: Bani qish t’u thotë juve.
6Edhe atie ishinë gjashtë shtamba të gurta vumë për pastrim mbas mëndyrësë Iudevet, qi nxijshinë ka dy, a tri matie.
7Iesui u thot’ atyne: Mbushni shtambatë me ujë. Edhe ata i mbushnë përbuzë.
8Mbasandai u thot’ atyne: Nxirni tashti, edhe bini të parit mësallësë. Edhe ata i prunë.
9Edhe i pari mësallësë kur e kërkoi ujëtë qi ishte këthyem venë, edhe nukë dinte kah ashtë (por shërbëtorëtë qi kishin nxierrë ujët’ e dijshinë,) i pari mësallësë thërret dhandrrinë,
10edhe i thotë: Çdo nieri ma përpara nxier venën’ e mirë; edhe si të dehenë, atëherë nxier të keqenë, por ti ke rueitunë venën’ e mirë qysh tashti.
11Këte të filluemit’ e mërekulliavet Iesui e bani ndë Kana të Galilesë, edhe diftoi laftin’ e vet; edhe dishepujt’ e ati i besuenë.
12Mbasandai sdrypi ndë Kapernaum, ai edhe e ama e ati edhe të vëllazënit’ e ati, edhe dishepujt’ e ati; edhe mbetnë atie pak ditt.
13Edhe pashka e Iudevet ishte ngjat; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem.
14Edhe gjeti ndë tempull ata qi shitshinë qe e dhen e pullumba, edhe truvezarëtë tue ndenjunë.
15Edhe ai bani nji frushkullë prei litarësh, edhe i nxuer të gjithë prei tempullit, edhe dhent’ edhe qetë; edhe derdhi astrat’ e truvezarëvet, edhe përmbysi truvezatë.
16Edhe u tha atyneve qi shitshinë pullumbatë: Ngreni këto këndyj; mos bani shtëpin’ e t’im et shtëpi tregjetie.
17Atëherë u ra ndë mend dishepujvet ati se ashtë shkruem: “Zelli për shtëpinë tande më hangër”.
18Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Ç’shenjë na difton, qi ban këto?
19Iesui u përgjeq e u tha atyne: Prishni këte tempull, edhe për tri ditt do ta ngre.
20Edhe Iudeitë thanë: Kyi tempull ashtë ndërtuem për katër-dhet’ e gjashtë viet, e ti do ta ngresh për tri ditt?
21Por ai thoshte për tempullin’ e trupit vet.
22Kur u ngjall pra prei së vdekunish, u ra ndër mend dishepujvet ati, se për këte u thoshte atyne; edhe i besuenë shkronjës’, edhe asai fjalësë qi tha Iesui.
23Edhe kur qe ndë Ierusalem për festën’ e pashkësë, shumë vetë besuenë mb’emënë t’ati, tue vum’ ore mërekulliat’ e ati qi bante.
24Por ai Iesui nuk’ u zinte besë atyne, sepse i ngjifte të gjithë; edhe sepse s’kishte nevojë për me deshmuem kushi për nierinë, sepse ai e merrte vesht qish ishte përmbrenda nieriut.

Currently Selected:

GJIONNIT 2: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy