YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 94

94
1O Perëndia i të marrit çpagime, o Zot Perëndia i të marrit çpagime, duku.
2Lartohu, o gjykatës i dheut, ep çpagime madhështorëvet.
3Gjer kur fajtorëtë, o Zot, gjer kur do të mburrenë fajtorëtë?
4(Gjer kur) do të flasënë e do të ligjëronjënë të shtrëmbëra? Do të mburrenë gjithë ata që punonjënë pa-udhë?
5Po shtrëngonjënë llausnë tënt, o Zot, edhe po i bënjënë keq trashëgimit tënt.
6Vrasënë të venë e të huajnë, edhe vrasënë të varfëritë.
7Edhe thonë: Nukë do të shohë Zoti, as do të kupëtonjë Perëndia i Jakovit.
8Kupëtoni pra, ju të pa-mënçimit’ e llauzit. Edhe ju të marrëtë, kur do të urtësohi?
9Ay që mbolli veshnë, nukë do të ndigjonjë, ay që krjoi synë, nukë do të shohë?
10Ay që urtëson kombetë, nukë do të qërtonjë?
11Ay që mëson njierëzitë mënt? Zoti ngjeh mendimet’ e njierëzet, se janë të kotë.
12Lum ay njieri që e urtëson, o Zot, edhe e mëson me anët të nomit tënt.
13Që t’e prënjç nga ditt’ e zeza, gjer sa të rrëmonetë gropë fajtorit.
14Se Zoti nukë do të hedhë tej llausn’ e ti, edhe nukë do të heqë dorë prej trashëgimit ti.
15Gjer sa të kthenetë gjyqi ndë drejtëri, edhe t’i venë pas gjithë ata që kanë zëmërë të drejtë.
16Kush do të ngrihetë për mua kundrë të këqivet, kush do të dalë përpara për mua kundrë atyre që punonjënë pa udhë?
17Se ndë mos më ndihtej Zoti, për pak shpirti im do të rrintej ndë vënt të pushimit.
18Kur thoshnja: Shkau këmba ime, përdëllimi yt, o Zot, më ndihtej.
19Ndë të shumëtit e të dhëmburavet zëmrësë s’ime, ngushëllimet’ e tu gëzuanë shpirtinë tim.
20Mos ka shoqëri bashkë me ty fron’ i pa-udhërisë, që mendon shtrëmbëri ndë vënt të nomit?
21Ata gjuanjënë shpirtin’ e të drejtit, edhe dëmëtonjënë gjak të pa-fajm.
22Po Zoti më është mpshtetëje, edhe Perëndia im është ndihmësi i shpëresësë s’ime.
23Edhe do t’ua apë pas pa-udhërisë atyre, edhe do t’i prishnjë pas së keqesë atyre. Zoti Perëndia ynë do t’i prishnjë.

Currently Selected:

Psalltiri 94: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy