YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 83

83
Kënkë psallmë e Asafit.
1O Perëndi, mos u resht, mos hesht, edhe mos pusho, o Perëndi.
2Sepse shih arëmiqt’ e tu ndek bënjënë gjam, edhe ata që të kanë mëri ngritnë krye.
3Bënë këshillë të keqe kundrë llauzit tënt, edhe këshilluanë kundrë shënjtorëvet tu.
4Thanë: Ejani, e le të shuajmë ata nga kombi, edhe emër’ i Israillit le të mos kujtonetë më.
5Se bënë këshillë me një mëndëje bashkë, lithnë fjalë kundrë teje.
6Tendat’ e Edhomit, edhe Ismailitëtë, Moavi edhe Agarianëtë,
7Gevalli edhe Amonni, edhe Amalliku, Filistenjtë bashkë me ata që rrinë ndë Tyrë.
8Po edhe Assuri u bashkua me ata, ndihnë të bijet Llotit. Sellah.
9Bënu-a si Madhianitet, si Sisarajt, si Jakovit ndë përrua të Kishonit,
10(të cilëtë) humpnë ndë En-dhor, u bënë si plehe ndë dhet.
11Bën urdhëratësit’ e atyre posi Orivë, e Zivë, e Zeveenë, e Sallmananë, gjithë të parët’ e atyre,
12të cilëtë thanë: Le të trashëgojmë për vete shënjtëroren’ e Perëndisë.
13O Perëndia im, bën-i ata posi rotovillë, posi kashtë përpara erësë.
14Posi ziar që diek pyllë, edhe posi flakë që përcëllon maletë.
15Kështu përzër-i me erë të fortë, edhe përzie-i me zëmërimnë tënt.
16Mbush-u faqetë me çpërnderim, edhe kanë për të kërkuarë emrinë tënt, o Zot.
17U turpërofshin’ e u përziefshinë ndë jetë të jetësë, edhe u turpërofshin’ e humpshinë.
18Edhe le të ngjohënë, se ti e ke emrinë Zot, ti vetëmë je i lartë mbë gjithë dhenë.

Currently Selected:

Psalltiri 83: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy