YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 72

72
Psallmë për Sollomonë.
1O Perëndi, ep-i gjyqnë tënt mbëretit, edhe drejtërinë tënde të birit mbëretit,
2për të gjykuarë llausnë tënt me drejtëri, edhe dorë-hollët’ e tu me gjyq.
3Maletë kanë për të prurë paqtim llauzit, edhe kodratë drejtëri.
4Do të gjykonjë dorë-hollët’ e llauzit, edhe do të shpëtonjë të bijt’ e të nevojëshimet, edhe do të dërrmonjë shtrëngimtarinë.
5Do të të kenë frikënë breza pas brezash, gjer sa të jetë dielli edhe hëna,
6Do të cbresë posi shi mbi bar të korrë, edhe posi pikatë që pikojënë mbi dhet.
7I drejti do të lulëzonjë ndë ditt t’ati, edhe (do të jetë) shumë paqtim, gjer sa të mos jetë më hënë.
8Edhe do të zotëronjë që nga deti gjer ndë det, edhe që nga lumenjtë gjer ndë anët’ të dheut.
9Ata që rrinë ndë shkretëtira kanë për të rënë ndë gjunjë përpara ati, edhe arëmiqt’ e ati kanë për të lëpirë dhe.
10Mbëretrit’ e Tharsisë, edhe të ujëdheset do të bienë dhurëtia, mbëretrit’ e Aravisë edhe të Shabasë do të bienë dhurëtia.
11Edhe gjithë mbëretrit’ e dheut do të adhuronjënë atë, gjithë kombetë do të shërbenjënë ati.
12Se do të shpëtonjë dorë-hollinë, kur klëthet, edhe të nevojëshimin, edhe atë që s’ka kush t’i ndihnjë.
13Do të kursenjë dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë, edhe do të shpëtonjë shpirtet’ e të nevojëshimet.
14Do të çpërblenjë shpirtet’ e atyreve nga gënjeshtra e nga pa-udhëria, edhe gjaku i atyreve do të jetë shumë i ndershim ndë syt t’ati.
15Edhe do të rronjë, edhe do t’i epetë prej arit Aravisë, edhe do të falenë për atë kurdo, gjithë ditënë do t’e bekonjënë.
16Ndë qoftë një dorëzë gruri ndë dhet mbi majat e malevet, pem’ e ati do të tundetë përmbi Livanë, edhe (ata) nga qyteti do të lulëzonjënë posi bar’ i dheut.
17Emër’ i ati do të jetë i bekuarë gjithë jetënë, emëri i ati do të mbesë gjer sa të jetë dielli, gjithë farat’ e dheut do të bekonjënë ndë ay, gjithë kombetë do t’e lumëronjënë.
18Qoft’ i bekuarë Zoti Perëndia, Perëndia i Israillit, i cili vetëmë bën punëra të maniçime.
19Edhe qoftë bekuarë i lavduruari emër’ i ati ndë jetë të jetësë, edhe u mbushtë gjithë dheu me lavdin’ e ati. U bëftë, u bëftë!
20U mbaruanë lavdurimet’ e Dhavidhit të birit Jessiut.

Currently Selected:

Psalltiri 72: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in