YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 68

68
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë kënke e Dhavidhit.
1U ngrittë Perëndia, edhe u përndafshinë arëmiqt’ e ati, edhe ikçinë prej syvet ati ata që e kanë mëri.
2Sikundrë vdiretë tymi, (kështu) u vdiershinë (ata), sikundrë tretetë qiriu përpara ziarit, kështu u vdierçinë fajtorëtë prej syvet Perëndisë.
3Po të drejtët’ u gëzofshinë, u ngazëllofshinë përpara Perëndisë, u gëzofshinë me gëzim.
4Këndoni Perëndisë, psallni emërit ati, bëni gati udhënë ati që shkon kaluar nga të perënduarëtë; emëri i ati është Zot, edhe gëzohuni përpara ati.
5At’ i të varfëret, edhe gjykatës i të vevet është Perëndia ndë të shënjtëruarinë vëndin’ e ti.
6Perëndia bën të vetëmitë të rrinë ndë shtëpi, nxier të lidhuritë me hekura ndë trimëri, po krye-ngrituritë rrinë ndë dhe të thatë.
7O Perëndi, kur dilnje përpara llauzit tënt, kur shkonje ndëpër shkretëtirët, Sellah.
8U tunt dheu, edhe ata qiejtë pikuanë prej sysh Perëndisë, ai Sinai (u tunt) prej sysh Perëndisë, Perëndisë Israillit.
9O Perëndi, dërgove mëjaft si mbë trashëgimt tënt, edhe kur ishtej pa fuqi, ti e forcove.
10Përmbëledhëja jote ndenji nd’atë, bëre gati për dorë-hollinë me të mirënë tënde, o Perëndi.
11Zoti tha fjalë: ata që dhanë zë të mirë ishinë fushat’ e madhe.
12Mbëretërë fushatave duke ikurë iknë, edhe ata që mbetnë ndë shtëpi ndaninë plaçkatë.
13Edhe ndë dergjeshitë ndë mest të vatrësë, (po do të ini si) fletë pëllumbi të ergjëndëruara, edhe pupulat e ati me ar të verdhë.
14Fuqi-madhi kur përndantej mbëretërë nd’atë, u bë (i bardhë) posi dbora ndë Sallmon.
15Mal’ i Perëndisë (është posi) mal’ i Vashanësë, mal’ i lartë (posi) mal’ i Vashanësë.
16Përse kini zili, o male të lartë? (Ky është) mali, që i pëlqeu Perëndisë të rrijë nd’atë, sepse Zoti ka për të ndenjurë (nd’atë) kurdo.
17Qerret’ e Perëndisë janë njëzet mijë mijërash, që i heqënë, Zoti është ndë mest t’ atyre (posi) ndë Sina, ndë të shenjtëruarinë (vënt).
18Hipe lart, skllavose skllavëri, more dhurata për njierëzit, po edhe (për) të pandigjuarit, që të rrish (ndërmiet atyreve), o Zot Perëndi.
19Qoft’ i bekuarë Zoti ditë për ditë, që na bën udhën’ e mbarë, Perëndia i shpëtimit t’ynë. Sellah.
20Perëndia ynë është Perëndi shpëtimi, edhe prej Zotit Perëndisë është të nxierrëtë nga vdekëja.
21Po Perëndia ka për të dërrmuarë kryet’ e arëmiqvet ti, kryetë me qime atyre që ecënjënë nd’udhë të këqia.
22Zoti tha: Kam për të kthyerë prej Vashanësë, kam për të kthyerë prej të thellavet detit,
23që të ngjyhetë këmba jote ndë gjak të arëmiqet, (edhe) gjuh’ e qenet tu prej ati.
24U panë çapet’ e tu, o Perëndi, çapet’ e Perëndisë t’im, mbëretit t’im, ndë vënt të shënjtëruarë.
25Vininë përpara psalltrëtë, prapa ata që u bijnë drurëvet, ndë mes vashëra duke rënë tympanavet.
26Bekoni Perëndinë ndër mbëledhëje, (bekoni) Zonë, (ju që ini) prej burimit Israillit.
27Atie ishtej Venjamin’ i vogëlë, i par’ i atyreve, urdhëratësit’ e Judhesë, zotërinjt’ e atyreve, urdhëratësit’ e Zabullonit, urdhëratësit’ e Nefthaliut.
28Perëndia yt urdhëroi fuqinë tënde: o Perëndi, forco këtë që punove për ne.
29Për kishënë tënde ndë Jerusalimë, mbëretrë do të të bijenë dhurata.
30Qërto egërsiratt’ e kallamishtësë, tufën’ e demavet bashkë me viçret’ e llauzevet, që ulnjënë kryetë duke prurë copëra ergjëndi, përndaj kombetë që duanë luftëra.
31Kanë për të ardhurë njierës të mëdhenj, dërguarë nga Egjyptia; Ethiopia shpejt ka për të ndejturë duart’e saja ndë Perëndia.
32Këndoni Perëndisë, o mbëretërit’ e dheut, psallni Zotit, Sellah,
33ati që ecën kaluar mbi qiejt e qiejet që jetet, na ndek ep zën’ e ti, zën’ e fortë.
34Epni lavdi Perëndisë, madhëri’ e ati është mbi Israillë, edhe fuqi’ e ati mbi ret.
35I frikëshim je, o Perëndi, prej vëndevet tu të shënjtëruarëvet; Perëndia i Israillit ësht’ ay që ep fuqi e forcatë llauzit ti. I bekuarë qoftë Perëndia.

Currently Selected:

Psalltiri 68: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in