YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 63

63
Psallm’ e Dhavidhit, kur ishtej ndë shkretëtirë të Judhesë.
1O Perëndi, ti je Perëndia im, që me natë po të kërkonj, shpirti im ka et për ty, mishi im ka mall për ty ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë,
2që të shoh fuqinë tënde edhe lavdimnë tënt, sikundrë të pashë ndë (vënd) të shënjtëruarë.
3Se përdëllimi yt është më i mirë se jeta, buzët’ e mia do të të lavduronjënë.
4Kështu do të të bekonj ndë jetët t’ime, edhe mb’emërit tënt kam për të ngriturë duart’ e mia.
5Shpirti im do të nginjetë posi prej të majmi e prej dhiami, edhe goja ime do të të lavduronjë me buzë gëzimi,
6kur të kujtonj ndë shtrat t’im, ty shkonj ndër mënt që me natë.
7Se m’u bëre ndihmësi im, përandaj do të gëzonem ndënë mbulesën’ e fletëvet tua.
8Shpirti im u ngjit pas teje, e diathta jote më ndih.
9Po ata që kërkonjënë shpirtinë t’im, për të humburë, do të hynjënë ndë më të poshtëmet anët’ e dheut,
10do të bienë ndë gojë të shpatësë, do të jenë piesë dhelpërash.
11Po mbëreti do të gëzonetë për Perëndinë, do të lavduronetë kushdo që betonetë mb’atë, se do t’u thuretë goja atyreve që flasënë gënjeshtrë.

Currently Selected:

Psalltiri 63: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy