YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 48

48
Kënkë psallme për të bijt’ e Koreut.
1Zoti ësht’ i math, edhe fort i lavduruarë ndë qytet të Perëndisë t’ënë, ndë mal të shënjtëruarin’e ti.
2Vënt-bukurë, gaz i gjithë dheut është mal’ i Sionësë, (nga) brinjët’e borësë, qytet’ i mbëretit math.
3Perëndia ngjihetë ndë pallatet t’asaj për mpshtetëje.
4Se na tek u mbëlothnë mbëretëritë e dheut, shkuanë bashkë.
5Ata kur panë kështu, u manitnë, u përzienë, iknë me nxitim.
6I mori frika; atie të dhëmbura, si të asaj që piell.
7Me erë të lerit diellit thyen magjet’ e Tharsisë.
8Sikundrë ndigjuam, kështu pam ndë qytet të Zotit fuqivet, ndë qytet të Perëndisë t’ynë; Perëndia do t’e themelonjë për gjithë jetënë. Sellah.
9Presmë përdëllimnë tënt, o Perëndi, ndë mes të kishësë s’ate.
10Pas emërit tënt, o Perëndi, kështu ësht’ edhe lavdurimi yt gjer mb’anët të dheut; e diathta jote është plot me drejtëri.
11Le të gëzonetë mali i Sionësë, edhe le të gëzonenë të bijat’ e Judhësë për gjyqet e tu.
12Qarkoni Sionënë, edhe ecëni rrotullë asaj, numëroni pyrgjet’ e asaj.
13Shikoni muret’ e asaj, vështroni pallatet’ e asaj, që t’i tregoni brezit pastajm.
14Sepse kyj Perëndi është Perëndia ynë jetë pas jete, ay do të na heqë udhënë gjer mbë vdekëjet.

Currently Selected:

Psalltiri 48: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in