YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 108

108
Kënkë psallme e Dhavidhit.
1Zëmëra ime është gati, o Perëndi, do të këndonj, edhe do të psall ndë lavdit t’ime.
2Cgjohu, psalltir, e qitharë, do të cgjonem që me natë.
3Do të lavduronj ndër llauzë, o Zot, edhe do të psall për ty ndër kombe,
4se përdëllimi yt ësht’ i math lart ndë qiejt, edhe e vërteta jote gjer ndë ret.
5Lartohu mbi qiejt, o Perëndi, edhe lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
6Që të shpëtonjënë të dashurit’ e tu, shpëto me anë të së diathtësë s’ate, edhe ndigjomë.
7Perëndia foli ndë të shënjtëruarinë vëndin e ti: Do të gëzonem, edhe do të ndanj Syhemënë, edhe do të mas gropën’ e Sokhothit.
8Imi është Gallaadhi, edhe imi është Manassiu; edhe Efraimi është fuqi’ e kokësë s’ime, Judha nom-vënësi im.
9Moavi është legjeni i të larit t’im; mbi Edhomnë do të heth këpucënë t’ime, do të brohorinj mbi Palestinënë.
10Kush do të më siellë ndë qytet të fortë; kush do të më heqë udhënë për ndë Edhom?
11As po je ti, o Perëndi, që na hodhe tej, edhe nukë do të dalç, o Perëndi, bashkë me fushatatë t’ona?
12Ndih-na nga shtrëngimi, sepse shpëtim’ i njieriut ësht’ i kotë.
13Me anët të Perëndisë do të bëjmë trimëri, edhe ay nukë do t’i zërë për gjë arëmiqtë t’anë.

Currently Selected:

Psalltiri 108: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy