YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 94

94
1O Perëndia i të marrit shpagime, o Zot Perëndia i të marrit shpagime, duku.
2Naltohu, o gjykates i dheut, ep-u shpagim madhështorëvet.
3Deri kurë të pa-besët’, o Zot, deri kurë kanë me u mburrunë të pa-besëtë?
4 Deri kurë kanë me folun’ e me ligjëruem ashpërë? Edhe kanë me u mburrunë gjith’ ata qi punojënë pa-udhë?
5Po shtrëngojënë popullinë tand, o Zot, edhe po i bajënë keq trashigimit t’yt.
6Vrasinë të venë e të huejinë, edhe vrasinë të vorfënitë.
7Edhe thonë: S’ka me pamë Zoti, as ka me kupëtuem Perëndia i Iakobit.
8Kupëtoni pra, ju të pa-mençimit e popullit, edhe ju të marrëtë, kurë do të urtësohi?
9Ai qi mbuell veshinë, s’ka me ndëgjuem? Ai qi krijoi syninë, s’ka me pamë?
10Ai qi urtëson kombetë, s’ka me qirtuem? Ai qi u mëson njerëzëvet mend?
11Zoti ngjef mendimet e njerëzëvet, se janë të kotë.
12Lum ai njeri qi e urtëson, o Zot, edhe e mëson me anë të ligjësë s’ate.
13Qi ta prajsh prei ditvet zeza, deri t’i rëmohetë gropë të pa-besit.
14Se Zoti s’ka me hedhunë tej popullin’ e vet, edhe s’ka me hiekunë dorë prei trashigimit vet.
15Sepse gjyqi ka me u këthyem ndë dreitëni, edhe kanë me i votunë mbrapa gjith’ ata qi kanë zemërë të dreitë.
16Kush ka me u ngritunë për mue kundrë të këqivet? Kush ka me dalë përpara për mue kundrë atyne qi punojënë pa udhë?
17Se ndë mos më kishte pasë ndifunë Zoti, për pak gja shpirti em do të kishte pasë ndenjunë ndë vend të pushimit.
18Kur thoshiem: Rrëshqiti kamba eme, përdëllimi yt, o Zot, më ndifte.
19Kur vritshiem mendëjenë me vetëhe, ngushullimet’ e tu gëzuenë zemërënë t’eme.
20Mos ka shoqëni bashkë me tyi shkambi i pa-udhënisë, qi mendon të shtrembëtë ndë vend të ligjësë?
21Ata gjuejënë shpirtin’ e të dreitit, edhe dënojënë gjak të pa-fajm.
22Por Zoti më ashtë pshtetëje, edhe Perëndia em ashtë ndifmës’ i shërbesësë s’eme.
23Edhe ka me ua dhanë mbas pa-udhënis’ atyneve, edhe ka me i prishunë mbas së keqes’ atyneve; Zoti Perëndia ynë ka me i prishunë.

Currently Selected:

Psalteri 94: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy