YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 92

92
Psallmë kanke për ditën’ e Sabbatesë.
1Mirë ashtë për me lavduruem Zotinë, edhe me psallunë për emëninë tand, o i Naltë.
2Me dhanë za ndë mëngjest për përdëlliminë tand, edhe për të vërtetënë tande për nate,
3me psallter dhetë kordhëzash, bashkë me kankë e me qitharë.
4Se më gëzove, o Zot, ndë krijesët tande, kam me u gëzuem për punët e duarvet tua.
5Sa u madhuenë punët’e tua, o Zot! Fort thellë hynë mendimet’ e tu.
6Njeriu i pamend nukë ngjef, edhe i marri s’kupëton këte,
7se të pa-besëtë bijenë porsi bari, edhe gjith’ ata qi punojënë pa udhë lulëzojënë, për me u vdierrë për gjithë jetënë.
8Por ti, o Zot, je i naltë për gjithë jetënë.
9Se qe anëmiqt e tu, o Zot, se qe anëmiqt e tu kanë me u vdierrë, edhe gith’ ata qi punojënë pa udhë kanë me u përdamë.
10Por ti ke me naltuem brininë t’em, porsi të bri-vetëmit; unë kam me u lyem me voj të ri,
11edhe syni em ka me pamë si do për anëmiqt e mi, edhe veshët’ e mi kanë me ndëgjuem për të këqijt qi janë ngritunë kundrë meje.
12I dreiti ka me lulëzuem porsi finik, ka me u shumuem porsi dullenj’ e Libanit.
13Ata qi janë mbiellë ndë shtëpit të Zotit, kanë me lulëzuem ndë oborret të Perëndisë sonë, kanë me bamë pemë edhe nd’ate pleqëni të lashtë,
14 edhe kanë me qenunë të majm e të ngjomë,
15për me diftuem, se Zoti, guri em, asht’ i dreitë, edhe nuk’ ashtë pa-udhëni nd’ate.

Currently Selected:

Psalteri 92: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy