YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 21

21
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Mbëreti ka me u gëzuem ndë fuqit tande, o Zot, edhe ka me u gëzuem fort ndë shpëtimt tand!
2Dhe dëshërimin’ e zemërës’ ati, edhe nuk’ i mengove dashunimin’ e buzëvet ati. Selah.
3Sepse ia mbërrine me bekime të mirë, vunë mbi krye t’ati kunorë ari të kullutë.
4Të lypi jetë, edhe i dhe ditt të gjata ndë jetë të jetësë.
5Lavdia e ati asht’ e madhe ndë shpëtim tand; vune mbi atë nder e madhëni.
6Se ti i dhe bekim ndë jetë të jetësë, e gëzove fort me faqenë tande.
7Se mbëreti shpëren mbë Zotinë, edhe s’ka me u tundunë me anë të përdëllimit të Naltit.
8Dora jote ka me gjetunë gjith’ anëmiqt’ e tu, e diathta jote ka me gjetun’ ata qi të kanë mëni.
9Ke me bamë ata porsi furrë ziarrmi ndë kohët të zemërimit tand: Zoti ka me i përpimë ndë zemërim të vet, edhe ziarrm ka me i ngranë,
10Ke me prishunë pemën’ e atyne prei dheut, edhe farën’e atyne prei të bijvet njerëzëvet.
11Se vunë ndër mend të këqia kundrë teje, menduenë këshille të këqia, të cillatë s’muftnë me i ngrefunë.
12Përandai ke me i bamë të këthejënë krahatë, kur të baish gati shigjetat’ e tua mbi kordhëzat’ e tua kundrë faqes’ atyneve.
13Naltohu, o Zot, ndë fuqi tande: do të këndoim’ e do të psallim për fuqinë tande.

Currently Selected:

Psalteri 21: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy