fjalët e urta 19
19
1Më i mirë ësht’ i vobegu që ecën ndë të tërët të ti, se (i pasuri) që shtrëmbëron buzët’ e tia, edhe është pa mënt.
2Shpirt pa mënt me të vërtetë nuk’ (është) gjë e mirë; edhe kush nxiton këmbëtë, pengonetë.
3Marrëzia e njeriut shtrëmbëron udhën’ e ati, edhe zemëra e ati mpeshon mbë Zotinë.
4Gjëja shton shumë miq, po nga i vobegu heq dorë (edhe) miku i ti.
5Deshmitari i rrem nukë do të mbetetë pamunduarë, edhe kush flet gënjeshtra nukë do të shpëtonjë.
6Shumë (vetë) përkëdhelënë faqen’ e të parit, edhe kushdo është miku i ati njeriu që ep.
7Të vobegun’ e mërzitnjënë gjithë të vëllezëritë; sa më tepërë do të mërgonenë nga ay miqt’ e ati? Ay vete pas tuke klithurë, po ata nukë (përgjigjenë).
8Kush fiton dituri do shpirtin’ e ti; kush ruan urtësi do të gjenjë mirë.
9Deshmitar’ i rrem nukë do të mbetetë pa munduarë; edhe kush flet gënjeshtra do të vdiretë.
10Kënaqëja nuk’ i vëlen të marrit; shumë më tepërë shërbëtorit, të urdhëronjë zotërinë.
11Urtësia e njeriut përmbëleth zemërimin’ e ati, edhe është lavdi për atë të mos shohë falinë.
12Zemërimi i mbëretit është posi ulërimë leoni, po miqësia e ati (është) posi vesa mbi barinë.
13Bir’ i marrë (është) prishëja e t’et; edhe të zënat’ e gruasë (janë) si pika që s’pushon.
14Shtëpi e gjë trashëgonenë nga atëritë, po gruaja e urtë nga Zoti.
15Purtesa heth (njerinë) ndë gjumë të rëndë, edhe shpirti i papunë do të ketë uri.
16Kush ruan porosinë, ruan shpirtin’ e ti, po ay që përmbys udhët’ e tia do të vdiretë.
17Kush përdëllen të vobegunë huan Zotinë, edhe do t’i shpaguhetë.
18Mundo t’ët-bir gjer sa është shpëresë, po le të mos të dhizetë shpirti, gjersa ta vraç atë.
19Zemëraku do munduarë, sepse edhe ndë e lërofsh (atë), përsëri do t’e bënjç (atë punë).
20Dëgjo këshille e prit mësim, që të bënesh i diturë më ndë funt.
21Shumë mendime janë ndë zemërët të njeriut, po këshillëja e Zotit do të qëndronjë vetëmë.
22Nderi i njeriut (është) të mirët’ e ati; edhe i vobegu (është) më i mirë se gënjeshtari.
23Frik’ e Zotit bie jetë, edhe do të bierë (të flerë) nginjurë, ndonjë e ligë nukë do t’e gjenjë.
24Ay që purton ngjyen dorën’ e ti ndë kupët, edhe nukë do ta kthenjë as ndë golët të ti.
25Ndë frushkullofsh përqeshësinë, i mituri do t’e ketë ndër mënt, edhe ndë qërtofsh t’urtinë, do të xënjë mënt.
26Kush shpërnderon tanë, e shtyn t’ëmënë, (është) një bir që bën turpëri e të sharë.
27Pusho, o biri im, së dëgjuari mësim që të praps nga fialët’ e të kupëtuarit.
28Deshmitar’ i paudhë përqesh të dreitinë, edhe gola e të paudhëvet përpin paudhëri.
29Gjyqe bënenë gati për përqeshësit, shqepë për kurrizin’ e të marrëvet.
Currently Selected:
fjalët e urta 19: AL1884
Highlight
Copy
Compare
Share
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë