nom i dytë 34
34
1Edhe Moisiu hipi nga fushat’ e Moabit ndë malt të Neboit, ndë majët të Pisgahut, që (është) kundrej Jerihosë. Edhe Zoti i dëfteu atij gjithë dhen’ e Gileadit gjer ndë Dan, 2edhe gjithë dhen’ e Naftaliut, edhe dhen’ e Efraimit, edhe të Manasehut, edhe gjithë dhen’ e Judhësë, gjer ndë të mbaruarët të detit, 3edhe mes-ditënë, edhe fushën’ e grykësë Jerihosë, qytetit me drunj hurmash, gjer ndë Zoar.
4Edhe Zoti i tha atij: Ky ësht’ ay dheu që iu përbetuash’ unë Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, tuke thënë: Farësë s’ate do t’ja ap atë; unë të bëra ta shohç me syt’ e tu, po atie s’ke për të shkuarë.
5Edhe Moisiu vdiq atie, shërbëtori i Zotit, ndë dhet të Moabit, pas fjalësë Zotit. 6Edhe e kallnë ndë grykët, ndë dhet të Moabit, kundrej Beth-peorit; edhe asndonjë nuk’ e di varrin’ e atij gjer mbë sot.
7Edhe Moisiu (ish) një qint e njëzet vieç, kur vdiq; nuk’ u errnë syt’ e atij, as nuk’ u vogëlua fuqia e atij.
8Edhe të bijt’ e Israilit klanë Moisinë ndë fushat të Moabit tri-dhietë dit, edhe u mbaruanë dit e të klarit vajësë Moisiut.
9Edhe Jisui i biri i Naviut ish plot me frymë diturie, sepse Moisiu kish vënë duart’ e tia mbi atë; edhe i dëgjonin’ atij të bijt’ e Israilit, edhe bëninë si urdhëroi Zoti Moisinë.
10Edhe nuk’ u ngre më ndë Israilt profit si Moisiu, të cilin e njohu Zoti faqe me faqe 11ndër gjithë shenjet e çudit, që pat dërguarë Zoti atë të bënte ndë dhet të Egjyftërisë, te Faraoni, e ndër gjithë shërbëtorët e atij, e ndë gjithë dhet t’atij, 12edhe mbë gjithë dorën’ e fortë, e ndër gjithë punërat’ e çudiçime të mëdhatë, që bëri Moisiu ndër sy të gjith’ Israilit.
Currently Selected:
nom i dytë 34: AL1884
Highlight
Copy
Compare
Share
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë