YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 1

1
Krie e parë
1Apokalipsi Iisu Hristoit, që ja pat dhënë atij Perndia t’u dëftojë ropet së tij ato punëra që duhetë të bënenë shpejt. E ai si i dërgoi me anë të Ëngjëllit së tij i shënoi mbë ropn’ tij e tij Ioannë.
2Mb’atë që dha martiri mbë fjalë të Perndisë, e martiri mbë gjithë punëra që pa të Iisu Hristoit.
3Lum ai që dhiavas, edhe ata që ndiejënë fjalët’ e kësaj profitiet, e ruajnë ato që janë shkruarë mbë të, sepse koha ësht’ e vërtetë.
4Ioanni mbë të shtatë Qishëtë që janë nd’Asi: Dhurëti mbë juvet, edhe paq nga ai që është, e ai që qe, e ai që është për t’ardhurë, edhe ka të shtatë Shpirtëratë që janë përpara fronit së tij.
5Edhe nga Iisu Hristoi, që është martir i vërtetë, e i pari ndë të lerë nga të vdekuritë, e i pari i mbretëret së dheut, ai që na deshi nevet, e na lau nevet nga fajetë tona me gjak të tij.
6E na bëri nevet mbretër e priftër te Perndia e Babai tij. Atij lëvdimi e mbretëria ndë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
7Ja tek vjen ai me re, e do ta shohë atë çdo si, edhe ata që e shpuanë atë me shish. E do të rrahënë krahëruarë për atë gjithë filit’ e dheut. Kështu është, vërtet.
8Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, thotë Zoti, ai që është, e ai që ish, edhe ai që është për t’ardhurë, ai që i mund gjithë.
9Unë Ioanni, vëllai juaj, e shoku juaj mbë shtrëngim, e mbë mbretëri, e mbë durim të Iisu Hristoit, u gjëndçë ndë nisi që quhetë Patmo, për fjalë të Perndisë e për martiri të Iisu Hristoit.
10Qeshë mbë Shpirt, ndë ditë të së dielësë, e digjova prapa meje një zë të madh si të zurnasë.
11Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.
12E u ktheçë të shohë zënë që kuvëndon me mua, e tek u rrotulluaçë paçë shtatë lihni t’arta.
13E ndë mes të shtatë lihnivet një që gjan mbë bir njeriut, veshurë me një rrobë ngjera mbë këmbë, e ngjeshurë mbë sisë me brez t’artë.
14E kriet’ e tij, edhe qimetë të bardha posi lesht’ e bardhë, posi zbora; sit’ e tij posi flaka e zjarit.
15E këmbët’ e ti gjaijnë mb’orihallk kur është nxjerë nga furra; e zëri i tij posi zë i ujëravet shumë.
16E kish mbë dorë të djathëtë të tij shtatë ull. E nga goja e tij dil një kordhë e prëhurë me di presa. E faqia e tij feks posi dielli ndë fuqi të tij.
17E kur e paçë atë, raçë posi i vdekurë përpara këmbëvet së tij; e ai vuri dorën’ e djathëtë mbi mua, e më thosh: Mos u trëmb, unë jam i pari edhe i pastajmi.
18Edhe i gjalli, po qeshë vdekurë, e ja, tek jam i gjallë ndë jetë pas jetësë. Ashtu është. E kam quçet’ e pisësë edhe të vdekëjësë.
19Shkruaj ato punëra që pe, edhe ato që janë, edhe ato që do të bënenë pasandaje.
20Mistirionë e shtatë ullet, që pe mbë dorë time të djathëtënë, e të shtatë lihnit’ e arta. Të shtatë ulltë, janë Ëngjëj të shtatë Qishëvet, e të shtatë lihnitë, që pe, janë shtatë qishëra.

Currently Selected:

Apolalipsi 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy