YouVersion Logo
Search Icon

Filippiot 2

2
Krie e ditë
1Nd’është ndonjë parigori mbë Krishtinë, nd’është ndonjë ndihmë e dashurisë, nd’është ndonjë shoqëri e Shpirtit, nd’është ndonjë zëmërë që t’i vijë likshtë.
2Ëmëni të plotë gëzimnë tim, me të qënë mbë një zëmërë, me të pasurë një të tillënë dashuri, me të qënë mbë një Shpirt, me të pasurë një kshill.
3Ndonjë punë mos bëni me inat a për mburrëci, po me të unjturë; sicilido le të silloisjë jetërinë se është më i lartë se vetëhen’ e tij.
4Cilido le të vërë re jo atë që i vëjen atij, po atë që vëjen edhe të tjerëvet.
5Le të jetë edhe mbë ju ai kshill, që qe edhe mbë Hristo Iisunë.
6Ai (Iisui) ndo(në)se qe ndë formë të Perndisë, nuk’ e silloisi se qe një të rrëmbierë, ata të qënët’ e tijtë bara me Perndinë.
7Ma mbrazi vetëhen’ e tij tuke marrë sqimën’ e ropit, u bë si edhe të tjerëtë njerëz mbë të gjajturë.
8E për katastash njohurë për njeri, unji vetëhen’ e tij ngjera ndë mort, e ndë mort të Kruqit.
9Pra andaj Perndia e ngrijti atë, e i dhëroi atij ëmër mbi çdofarë ëmër.
10Andaje ndë ëmër të Iisuit do të unjetë çdofarë gjurit ndër Qiell edhe ndë dhe,
11E çdofarë gjuhe do të molloisjë faqeza, që Zoti Iisu Hristoi është ndë nder të Perndisë babait.
12Andaj adha, të dashurit’ e mi, sikundrë më digjuatë mua kurdo, jo si kur jeshë përpara jush, po shumë më tepërë ndashti që lipsem, me frikë e me të dredhurë bëni shpëtimnë tuaj.
13Sepse Perndia ësht’ ajo që punon mbë juvet, edhe të dashurënë edhe të bërënë, sikundr’ është thelim’ e tij e mira.
14Gjithë punëtë t’i bëni pa të mçuarë e pa të qërtuarë.
15Që të bëneni djelmt’ e Perndisë pa katigori, e të drejtë, të pafaj ndë mes të një filiet së shtrëmbërë e së dredhurë. Ndë mes t’ature ndritni si dielli fostirë ndë botë.
16Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
17Po edhe ndë jam derdhurë si randismë ndë kurban e ndë mblatë të besësë suaj, unë gëzonem e do të gëzoj bashkë me gjithë juvet.
18Edhe juvet për këtë gëzoni, e do të gëzoni bashkë me mua.
19E shpërej mbë Zonë Iisu, t’u dërgoj shpejt Timotheonë, që të kem edhe unë zëmërë të mirë, si të mpsoj punëtë tuaj.
20Sepse nukë kam ndonjë kështu me një zëmërë, që të ketë kujdes për juvet me të drejtë.
21Sepse gjithë vështrojënë punët’ e ture, e jo punët’ e Hristo Iisuit.
22Ndashti ju e diji dhoqimin’ e tij, sepse punoni me mua bashkë ndë Ungjill, posi djali me të jatnë.
23Këtë adha shpërej t’ua dërgoj juvet shpejt, kur të shoh katastasnë e punëravet së mia.
24E kam tharos mbë Zonë që edhe unë kam ndër mënd kshill që do të vij shpejt mbë juve.
25E silloisa që duhetë pajetërë të dërgoj mbë ju Epafrodhitonë, vëllanë tim, e shoknë, e trimnë me mua bashkë, e Apostolinë tuaj, e atë që ka vëjierë mua ndë hrira.
26Sepse duaj me ngashërim t’u shih gjithë juvet, e i vin likshtë, sepse digjuatë juvet për të se qe sëmurë.
27E me të vërtetë u sëmur për vdekëjë, po Perndia e ndëjeu, atë e jo atë vetëmë, po edhe mua, që të mos kem helm mbi helm.
28Andaj adha e dërgova atë më shpejt, që të gëzoni pasi ta shihni atë, e u të kem më pak helm.
29Pritnie adha atë mbë Zonë me çdofarë gëzimi, e mbai mbë nder të tillë njerëz.
30Sepse për punë të Krishtit erdhi ngjera mbë vdekëjë, e s’e silloisi gjë jetën’ e tij, që të mbush të lipsuratë e shërbesësë suaj, që deshtë të bëjëtë juvet për mua.

Currently Selected:

Filippiot 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy