YouVersion Logo
Search Icon

Ioanni 3

3
Krie e tretë
1E qe një njeri nga eresi i Farisejet, që quhej Nikodhimo, nga të parët’ e Çifutet.
2Kij erdhi natënë tek Iisui, e i thot’ atij: Dhaskal, e dimë që je dërguarë nga Perndia për të dhidhaksurë, sepse ndonjë s’mund të bëjë këto thavmëra që bën ti, ndë mos paftë Perndinë me vetëhe.
3E ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Vërtet, vërtet të thom tij, ndë mos leftë njeri sipërit, nukë mund të shohë mbretërin’ e Perndisë.
4I thot’ atij Nikodhimoi: Qish mund kurrë një njeri të lejë për së ditit kur është plak? Mos mund ai të hijë për së ditit ndë bark të mëmësë tij e të lejë përsëri?
5Ju përgjegj Iisui: Vërtet, vërtet të thom tij, kush nukë len për së ditit prej ujit e prej Shpirtit Shënjtit, nukë mund të hijë ndë mbretëri të Perndisë.
6Çdo që është lerë prej kurmit, kurm është, e çdo që është lerë prej Shpirtit, Shpirt është.
7Mos u çudit ndë të thaçë tij, që duhetë të leheni juvet sipërit.
8Era tek do frin, edhe zën’ e saj ja digjon, po nukë di nga vjen, edhe ku vete. Kështu është edhe cilido që është lerë prej Shpirtit.
9Ju përgjegj Nikodhimoi, e i thot’ atij: Qish mundjënë të bënenë këto?
10Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Ti je dhaskali i Israilit, e nukë kupëton këto?
11Vërtet, vërtet të thom tij, se navet ato që dimë kuvëndojëmë, e ato që kemi parë martirisjëmë, e ju nuk’ ipni besë ndë martiri tonë.
12E nd’është që u thaçë juvet për punëra të dheut, e nukë më besuatë, nd’u thafça juvet punërat’ e Qiellit do të besoni?
13E ndonjë nukë hipi ndër Qiell, përveçme atij që zbriti nga Qielli, i biri njeriut, që është ndër Qiell.
14E sikundrë ngrijti Moisiu gjarpërinë nd’erimi, kështu duhetë të ngrihetë edhe i biri njeriut.
15Që të mos humbasë cilido që të besojë tek ai, po të ketë jetën’ e pasosurë.
16Sepse Perndia kaqë e deshi botënë, saqë dha të bir’ e tij të vetëminë, që cilido që të besojë nde ai të mos humbasë, po të ketë jetën’ e pasosurë.
17Sepse nukë dërgoi Perndia të bir’ e tij ndë botë, që të dëmëtojë botënë, po që të sosetë bota me anë të tij.
18Ai që beson tek ai, nuk’ është dëmëtuarë; e ai që nukë beson, që ndashti është dëmëtuarë, sepse nukë besoi mbë ëmër të birit së Perndisë së vetëmit.
19E të dëmëtuaritë është ndë këtë, se drita erdhi ndë botë, e njerëzitë deshnë më shumë erësirënë se dritënë, sepse qenë të këqia punërat’ e ture.
20Sepse cilido që punon punëra të liga, nukë do dritënë, e nukë vjen afër dritësë, që të mos çfaqenë punërat’ e tij.
21E ai që punon sikundrë ësht’ e vërteta, vjen afër dritësë, që të dukenë punërat’ e tij, që janë bërë si do Perndia.
22Pasandaj vate Iisui edhe mathitit’ e tij ndë Iudheë, e atje ndënji bashkë me ta, e pagëzon.
23Ishte edhe Ioanni që pagëzon mbë Enon, afër Salimit, sepse atje qenë ujëra shumë, e vijnë e pagëzonishnë.
24Sepse nuk’ ish vënë edhe ndë hapsanë Ioanni.
25E u bë qartë për të larë ndë mes të mathitivet së Ioannit edhe çifutet.
26E vanë nde Ioanni, e i than’ atij: Dhaskal, ai që qe bashkë me ti përtej Iordhanit, që për atë dhe martiri ti, ja, kij pagëzon, e gjithë bota venë tek ai.
27E u përgjegj Ioanni, e tha: Nukë mund të marrë njeriu ndonjë punë, ndë mos i është dhënë atij nga Qielli.
28Juvet vetë më jini martirë, që thaçë, se: Nukë jam unë Krishti, po jam i dërguarë të shkoj përpara tij.
29Ai që ka nusenë, dhëndër është; ma miku i dhëndërit që rri mbë këmbë për të digjuarë atij, mbushetë me gëzim për zë të dhëndërit. Kij adha gëzimi im ësht’ i sosurë.
30Ai duhetë të rritetë, e unë të unjem.
31Ai që vjen lartazit, është sipër mbi gjithë të tjerëtë. E ai që vjen nga dheu, ësht’ i dheut, e nga të dheut kuvëndon. Ai që vjen nga Qielli, është sipër mbi gjithë të tjerëtë.
32E atë që ka parë e ka digjuarë, atë martiris; e ndonjë nukë ep besë ndë martiri të tij.
33Ai që beson martirin’ e tij, dëfton që Perndia ësht’ e vërtetë.
34Sepse ai që u dërgua nga Perndia, fjalët’ e Perndisë thotë; sepse Perndia nukë ja ep Shpirtinë me merë.
35Babai e do të birë, e ja dha gjithë punëratë ndë dorë të tij.
36Ai që beson nde i biri ka jetë të pasosurë, ma kush nukë ep besë mbë të birë, do të mos shohë jetë, po urgji e Perndisë mbetetë mbi të.

Currently Selected:

Ioanni 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy