YouVersion Logo
Search Icon

Ioanni 2

2
Krie e ditë
1E të tretënë ditë bënej një dasmë ndë Kana të Galileësë, e qe atje edhe ëmma e Iisuit.
2E u ftua edhe Iisui edhe mathitit’ e tij mbë dasmë.
3E si nisi vera të sosej, thotë ëmma e Iisuit nde ai: Verë nukë kanë.
4I thot’ asaj Iisui: Ç’ke me mua të bëç ti, o grua, edhe s’ka ardhurë koha ime.
5U thotë ëmma e tij ature që shërbeijnë: Bëni atë që do t’u thotë ai.
6E atje gjëndeshinë gjashtë qupe të gurta bënë gati për të larë të çifutet, që nxijnë brënda nga di a nga tre matëse.
7U thot’ ature Iisui: Mbushni qupetë me ujë. E i mbushnë ngjera mbë grikë.
8E u thot’ ature: Nxiri ndashti, e biri te qilarçiu. E i prunë.
9E qilarçiu poqë e vuri mbë buzë ujëtë që qe bërë verë (e nuk’ e dij nga qe, e shërbëtorëtë e dijnë që kishnë mbarturë ujëtë), thërret qilarçiu dhëndërinë.
10E i thot’ atij: Çdo njeri vë verën’ e mirë më përpara, e kur të dehenë, atëherë vë të ligënë; e ti ruajte verën’ e mirë ngjera ndashti.
11Kështu Iisui zuri të bën më përpara thavmëra ndë Kana të Galileësë, e dëftoi lëvdimn’ e tij, e besuanë nde ai mathitit’ e tij.
12Pas kësaj zbriti ndë Kapernaum, ai edhe ëmm’ e tij, edhe vëllazërit’ e tij; e atje mbetnë pak dit.
13E qe afër Pashka e çifutet; e Iisui vate ndë Ierusalim.
14E gjeti ndë Iero ata që shitnë qe, e dhënt, e pëllumba, edhe sarafëtë që rrijnë ndë bango.
15E si bëri një kamçi prej kullmakut, i nxori të gjithë jashtë nga Ieroi edhe dhëntë edhe qetë, edhe asprët’ e sarafëvet ua derdhi edhe bangot’ ua ktheu mb’anë tjatër.
16Edhe ature që shitnë pëllumbatë, u tha: Ngrini këto këteje e mos bëni shtëpin’ e babait sim, shtëpi të së shiturit e së blerit.
17E u kujtuanë mathitit’ e tij, që është shkruarë: Zilia e shtëpisë sate më treti mua.
18E u përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Çfarë nishanit dëfton ndë nevet, që mund t’i bëç këto?
19E u përgjegj Iisui e u tha ature: Prishni këtë Nao, e mbë tri dit do ta ngrë atë mbë këmbë.
20Edhe çifutë i thanë: Mbë dizet e gjashtë vjet u dërtua kij Nao, e ti mbë tri dit, do ta ngrëç atë?
21E ai thosh për Nao të kurmit së tij.
22E kur u ngjall nga të vdekuritë, u kujtuanë mathitit’ e tij që u kish thënë këtë ature. E besuanë ndë kartë edhe ndë fjalë që tha Iisui.
23E ndë kohë pa që ishte ndë Ierusalim për pashkë e për të krëmptenë, shumë besuanë nd’ëmër të tij si shihnë nishanetë që bën ai.
24E ai Iisui nukë beson vetëhen’ e tij mb’ata, sepse e njihnë atë të gjithë.
25E sepse nukë kish hria që të ip ndonjë tjatër martiri për një tjetër; sepse nga vetëvetiu e dij se ç’qe brënda mbë njerinë.

Currently Selected:

Ioanni 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy