YouVersion Logo
Search Icon

Efesio 4

4
Krie e katërtë
1Unë adha i lidhuri për Zotnë u lutem juvet, që të ecëni me udhë që ka hie mb’atë të thirrë që jini thirrturë.
2Me çdofarë të ungjurë e të butë e me durim, të duroni njeri-jatërinë me dashuri.
3Tuke shtrënguarë të ruani të bashkuarit e Shpirtit, me anë të lidhëjësë besësë.
4Një kurm vetëmë, e një Shpirt vetëmë, sikundrë jeni edhe thirrë ndë një shpëresë të vetëmë të thirturitë suaj.
5Një Zot vetëmë, një besë e vetëmë, një pagëzim i vetëmë.
6Një Perndi e vetëmë e Babai gjithëvet, që është mbë gjithë, e për gjithë punëra, e mbë gjithë nevet.
7Ma mbë cilinëdo nga nesh na është dhënë dhurëtia sikundr’ është masa e të dhënit së Krishtit.
8Andaj thotë: Si hipi lart, skllavosi skllavi, e dha dhuratëra ndë njerëz.
9Ma ç’është të hipuritë, përveçe që edhe cbriti përpara mbë më të poshtëra anë të dheut.
10Ai që cbriti, ai i tilli vetë është që edhe hipi mbi gjithë Qielltë, që të mbushjë gjithë punëratë.
11E ai ca i bëri Apostoj, e ca Profitë, e ca Evangjelisti, e ca Çobenj, e Dhaskalë.
12Për armogji të Shënjtorëvet, për punë të dhiakonisë, për të dërtuarë kurmi i Krishtit.
13Ngjera sa të arrijëmë gjithë ndë të njëjtënë të besësë e të njohurësë të birit së Perndisë, ndë një burrë të tamamtë, ndë masë të versësë të sosurë të Krishtit.
14Të mos jemi më foshnjë, e të furtunjasemi e të biremi këtu e këtje me çdofarë erë dhidhaskaliet, për të kthieratë e njerëzet, për dinakërira tek bie gënjeshtra.
15Ma tuke vaturë pas të vërtetësë ndë dashuri, të rritemi mbë çdo anë mbë të që është kreu, domethënë Krishti.
16Nga ai gjithë kurmi puthisurë e bashkuarë me anë të gjithë quçevet që është dhënë si shërbesë e maturë mbë çdo anë, bën të rriturit’ e kurmit mbë të dërtuarë të tij me dashuri.
17Këtë adha u thom, edhe u vë mbë be mbë Zotnë, që të mos ecëni më juvet, sikundrë ecëjnë filit’ e tjera, ndë marrëzi të kshillit së ture.
18Ato kanë mëntë skotisurë, janë mërguarë nga të rruaritë si do Perndia, për të padijturë që është mbë to, për aformi të së verbuarit që është ndë zëmërë të ture.
19Ato pa shpëresë janë dhënë lënurë ndë vromëcira, për të bërë çdofarë të papastruara pa frijturë.
20Ma juvet nuk’ e kini mpsuarë kështu Krishtinë.
21Ndë e kini vërtet atë digjuarë, e mb’atë jini dhidhaksurë, sikundr’ ësht’ e vërteta mbë Iisunë.
22Që juvet sa për jetën’ e shkuarë, cvishni njerin’ e vëjetërë që prishetë ndë dëshërime të gënjeshtrësë.
23E përtërihi ndë Shpirt të mëndiesë suaj.
24E vishni njerin’ e ri që është bërë si do Perndia me të drejtë e me Shënjtëri të së vërtetësë.
25Andaje si të liri të rremënë, le ta flasë sicilido me gjiton’ e tij sikundr’ ësht’ e vërteta, sepse jemi krahët’ e njeri-jatërit.
26Ndë zëmëroni, ruhi nga fai, mos perëndojë Dielli mbi zëmërim tuaj.
27Mos i epni vënd të paudhit.
28Ai që vidh, më mos vëjedhë, po më tepërë le të mundonetë, tuke bërë të mirëtë me duar të tij, që të ketë t’apë gjëkafshë atij që ka shtrëngim.
29Le të mos dalë nga goja juaj ndonjë fjalë e kalbëtë, po e tila që të jet’ e mirë për dërtesë që duhetë, që t’apë dhurëti mb’ata që e digjojënë.
30E mos helmoni Shpirtinë Shënjt të Perndisë, që me anë t’atij jini vulosurë për ditë të shpëtimit.
31Çdofarë pëlqimit, e zëmërimit, e urgjisë, e të thirrit, e mallëkimit, le të ngrihetë nga jush bashkë me çdofarë të ligë.
32E bënuni të butë njeri mbë jatërinë, paraponiarë, e të ndëjeneni kollaj njeri me jatërinë, sikundrë ka ndëjierë edhe Perndia juvet mbë Krishtinë.

Currently Selected:

Efesio 4: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy