YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 1

1
Krie e parë
1Fjalën’ e parë, o Theofil, e shkrova për gjith’ ato që nisi Iisui të bën e të dhidhaks.
2Ngjera mb’atë ditë që, si dha porsitë me anë të Shënjtit Shpirt apostojet që pat zgjedhurë, hipi ndër Qiell.
3Mb’ata që dëftoi edhe vetëhen’ e tij të gjallë si pësoi e pastaj me shumë nishane, e dukej mb’ata dizet dit, e u kuvëndon për mbretëri të Qiellvet.
4E kur qe bashkë me ta, i porsiti, që të mos ndahenë nga Ierusalimi, po të presënë të taksuritë nga babai, që qenë digjuarë nga goja ime.
5Se Ioanni pagëzoi me ujë, e ju do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt, ndashti pas pak ditet.
6Ma këta si u mbëjuadhë mbë një vënd, e pietnë atë, e i thoshnë: O Zot, vallë ndë këtë vit do t’apç mbretërinë ndë fili të Israilit?
7E ai u tha ature: Nuk’ është puna juaj të njihni motetë e kohëtë, që i ka vënë babai mb’urdhër të tij.
8Po si të vijë Shënjti Shpirt mbë juvet do të mirri prei si fuqi; e do të jini martirë të mitë edhe ndë Ierusalim, edhe ndë gjithë Iudeë, e Samarië, edhe ngjera mb’anë të dheut.
9E si tha këto përpara sivet të ture, u ngre mbë të lartë, e e mori një mjergullë atë nga sit’ e ture.
10E tek rrijnë e vështroijnë atë që vij ndë Qiell, ja, e u duknë mbanë ture di njerëz me rroba të bardha.
11E u thoshnë: Njerëz nga Galilea, pse rriji e vështroni ndë Qiell? Kij Iisui që u muarr nga ju, e hipi ndër Qiell, kështu do të vijë sikundrë e patë atë të vejë ndë Qiell.
12Ahiere u kthienë ndë Ierusalim nga mali që thuhetë i Ullinjet, që është afër Ierusalimit sa është udhë një shëtunej.
13E poqë hinë ndë shtëpi, hipnë ndë hoçore, tek rrijnë e pritnë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea, Filippoi edhe Thomai, Varthollomeua edhe Mattheua, Iakovoi i biri Allfeosë, edhe Simon Zilloteu, edhe Iudha vëllai i Iakovit.
14Gjithë këta prisnë me një zëmërë ndë të falë e ndë të luturë bashkë me gra e me Mariënë mëmën’ e Iisuit, e me vëllazër të tij.
15E mb’ato dit si u ngre Petrua ndë mes të mathitivet (edhe qe mbëjedhurë një turmë mbë një vënd ngjera mbë njëqind e njëzet ëmëret), tha:
16Vëllazër, duhej që të dil e vërtetë ajo kartë që pat thënë më përpara Shënjti Shpirt me gojë të Dhavidhit, për Iudhënë që u qe kullauz mb’ata që zunë Iisunë.
17Sepse qe nëmëruarë me nevet bashkë, e ndodhi të kish me short këtë punë që kemi navet.
18Kij dha bleu një arë nga paga që mori për të keqe; e ra përmbis e plasi ndë mes e ju derdhë mbë dhe zorrët’ e tij.
19E këjo punë u digjua ndë gjith’ ata që rrijnë ndë Ierusalim, kaqë që ja vunë ëmërinë arësë Aqeldhama ndë gjuhë të ture, që domethënë: Ar’ e gjakut.
20Se është shkruarë ndë kartë të Psallmovet: U shkretoftë shtëpia e tij e mos ndëjtë njeri mbë të, e punën’ e tij ja martë tjatër.
21Duhetë dha nga këta njerëz që qenë me navet bashkë gjith’ atë kohë që pat ndënjurë Iisui Zoti me nevet.
22Që kur nisi nga pagëzimi i Ioannit, ngjera mb’atë ditë që u ngre nga nesh e hipi ndër Qiell, të bënetë martir një nga këta bashkë me nevet të së ngjallturit së tij.
23E vunë di, Iosifnë që thuhej Varsava, që ai quhej edhe Iusto; edhe Matthianë.
24E si u falë thanë: Ti Zot, që njeh zëmërat’ e gjithëvet, dëfto cilinë nga këta të di zgjodhe,
25Të zërë vëndnë e kësaj punet, edhe apostolisë që ra Iudha, që të vejë ndë vënd të tij.
26E shtinë shorte mbë ta, e ra shorti mbi Matthianë, e u nëmërua bashkë me të njëmbëdhjetë apostojtë.

Currently Selected:

Bëratë 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy