Shadraku, Meshaku dhe Abed Negoja iu përgjigjën mbretit Nabukodonosor e i thanë: «Nuk kemi nevojë të të japim asnjë përgjigje për këtë, o mbret. Ja, Perëndia, që ne adhurojmë, është në gjendje të na shpëtojë prej furrës së zjarrit përvëlues e të na çlirojë prej dorës sate, o mbret. Por, edhe nëse nuk e bën, dije, o mbret, se ne nuk do t'u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do ta adhurojmë shtatoren e artë që ke ngritur ti».