mori fjalën e tha:
«Bekuar qoftë përjetë e në amshim emri i Perëndisë,
se atij i përkasin urtia e fuqia!
Ai i ndryshon kohët e stinët,
mbretërit i rrëzon e i ngre,
urti u jep të urtëve,
dije atyre që dinë të dallojnë.
Ai i zbulon të thellat e të fshehtat,
ç'ndodh në errësirë ai e di,
me të banon drita.