1
Luka 8:15
Dhiata e Re në Gegnisht
DHRG
Ajo që ra në tokë të bukur, janë ata që tue e ndigjue fjalën në një zemër të bukur e të mirë, e ruejnë dhe japin fryt me qëndresë».
Compare
Explore Luka 8:15
2
Luka 8:14
Ajo ndër ferra janë ata që e dëgjojnë, por, për shkak të shqetësimeve, të pasunive e të kënaqësive të jetës, tue ecë, u zihet fryma e nuk pjekin fryt.
Explore Luka 8:14
3
Luka 8:13
Ato përmbi zallinë janë ata që, kur e ndigjojnë fjalën, e pranojnë me gëzim, por nuk kanë rranjë. Besojnë për një farë kohe dhe, në rast sprove, heqin dorë.
Explore Luka 8:13
4
Luka 8:25
Por atyne u tha: «Ku asht besimi juej?». Të trembun e të mahnitun, ata i thonin njeni-tjetrit: «Kusht asht ky, që urdhnon edhe ernat e ujin dhe ata i binden?!».
Explore Luka 8:25
5
Luka 8:12
Ato buzë rrugës janë ata që e ndigjojnë e mandej vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyne, që të mos shpëtojnë, tue besue.
Explore Luka 8:12
6
Luka 8:17
Nuk ka gja të mshehtë që nuk do të bahet e dukshme e as të mbulueme, që nuk do të njihet e të dalë në pah.
Explore Luka 8:17
7
Luka 8:47-48
Tue pa se nuk ngeli pa u vërejt, grueja erdhi tue u dridhë, i ra ndër këmbë dhe tregoi para gjithë popullit përse e kishte prekuë e si ishte shërue menjëherë. Ai i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».
Explore Luka 8:47-48
8
Luka 8:24
Ata iu afruen, e zgjuen e i thanë: «Mësues, mësues, po rroposemi». Ai u zgjue, qortoi erën e dallgët e ujit dhe deti u fashit.
Explore Luka 8:24