Pashë dhe, ja, një erë e stuhishme vinte nga veriu, një re e madhe, një zjarr me shkëlqim vezullues përreth, dhe në mes të zjarrit diçka me pamje shkëlqimplotë. Nga mesi i saj, shëmbëllimi i katër gjallesave. Kjo ishte pamja e tyre: kishin dukje njerëzore. Secili kishte katër fytyra e katër krahë. Këmbët i kishin të drejta, me shputat e këmbëve si shputat e këmbëve të viçit, vezulluese si bronzi i lëmuar. Nën krahë, në të katër anët, kishin duar njeriu. Të katërt kishin fytyrat dhe krahët e vet. Krahët u cekeshin me njëri-tjetrin. Kur ecnin, asnjëri nuk kthehej, por ecnin pa e kthyer shikimin.