Ura për tek Esteri预览

Ura për tek Esteri

57天中的第47天

Ester 8:7-10

Atëherë mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester dhe judeut Mardoke: «Ja, unë i dhashë Esterit shtëpinë e Hamanit dhe këtë e varën në trekëmbësh, sepse kishte dashur të shtrinte dorën e tij mbi judenjtë.

Ju vetë shkruani një dekret në favor të judenjve në emër të mbretit, si t’ju duket më mirë, dhe vuloseni me unazën mbretërore, sepse vendimi i shkruar në emër të mbretit dhe i vulosur me unazën mbretërore është i prerë».

Atëherë, më njëzet e tre të muajit të tretë, që është muaji i sivanit, u thirrën sekretarët e mbretit dhe sipas gjithë atyre që Mardokeu kishte urdhëruar iu dërguan shkrime judenjve, satrapëve, qeveritarëve dhe krerëve të njëqind e njëzet e shtatë krahinave, nga India deri në Etiopi, çdo krahine sipas shkrimit të vet, çdo populli sipas gjuhës së vet, dhe judenjve sipas shkrimit dhe gjuhës së tyre.

Kështu ai shkroi në emër të mbretit Asuero, duke vënë vulën me unazën mbretërore, dhe i dërgoi dokumentet me anë të korrierëve që ngisnin kuaj të shpejtë, të lindur nga kuaj të racës.

Ligjet e këqija

A ka ligje të gabuara në vendin tonë? A lejon ligji që fëmijët të vriten përpara se të lindin? A ndodh që të lirohen vrasësit vetëm pas disa viteve në burg? A lejon vendi juaj që njerëzit të zgjedhin t’i japin fund jetës, pasi ata nuk dëshirojnë të jetojmë më, sepse janë të moshuar apo të sëmurë?

Këto janë ligje të këqija, të cilat janë në kundërshtim me urdhërimet e Perëndisë, të shkruara në Fjalën e Tij. Çfarë do të bëni në lidhje me këto ligje? A mos vallë jeni duke menduar: “Nuk mund të bëj ndonjë gjë në lidhje me ligjet e këqija! Jam thjesht një i/e re. Vendi im nuk do të më dëgjojë!”? Ose mbase mendoni që edhe nëse do të flisnit kundër tyre, asgjë nuk do të ndryshonte. A jeni të sigurt?

Shpesh Perëndia ka përdorur zërin ose veprimet e një njeriu për të bërë gjëra të mëdha. Davidi u përball me viganin Goliath, ndërsa ishte i armatosur vetëm me disa gurë. Kërkesa e Esterit solli ndryshime rrënjësore në mbretërinë e Persisë. Martin Luteri qëndroi i patundur vetëm me Fjalën e Perëndisë në dorë, duke luftuar kundër mësimeve të gabuara të kishës së tij të fuqishme. Kjo ishte mënyra që përdori Perëndia për të filluar një rigjallërim të kishës.

Është detyra jonë të dalim kundër ligjeve të këqija. Kush do të luftojë për të gjithë fëmijët ende të palindur, të cilët vriten mizorisht në barkun e nënës? Kush do t’u kujtojë njerëzve që vullneti i Perëndisë për vrasësit është që ata meritojnë ta humbasin jetën e tyre? Kush do t’u tregojë njerëzve që jeta jonë nuk është e jona, e për rrjedhojë nuk mund të vendosim ne se kur i duhet dhënë fund?

A do të jeni “goja” e Perëndisë? “Në të vërtetë sytë e ZOTIT përshkojnë tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij (2 Kro. 16:9a). ” Ai nuk do t’ju lërë të vetmuar. Ai e di që ju vetë nuk mund të bëni asgjë kundër fuqive të të ligut. Por nëse shkoni me besim dhe siguri te Perëndia, sikurse Davidi shkoi kundër Goliathit, asnjë e ligë nuk do t’ju rezistojë. Filloni të luteni sot, që Perëndia t’ju përdorë në mënyrë të mrekullueshme në Mbretërinë e Tij.

读经计划介绍

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More