Ura për tek Esteri预览

Ura për tek Esteri

57天中的第22天

Ester 3:10-11

Atëherë mbreti hoqi nga dora unazën me vulë dhe ia dha Hamanit, agagitit, birit të Hamedathas dhe armikut të judenjve.

Pastaj mbreti i tha Hamanit: «Paratë t’u dhanë, po kështu të jepet populli; bëj me të çfarë të duash».

Çoroditja e zemrës

Asuero gëlltiti “edhe karremin, edhe plumbçin” e planit të Hamanit. Duket sikur ai nuk mori asnjë çast për ta menduar. Atij nuk iu drodhën qepallat nga fakti që mijëra njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël, do të vriteshin në mënyrë mizore.

A e dinit që afro tetëdhjetë vite më parë diçka e tillë ndodhi në Evropë? Rreth gjashtë milionë judenj dhe miliona nga popujt e tjerë vdiqën nga Adolf Hitleri. Në shekullin e kaluar, vrasje masive ndodhën edhe në kombet e tjera: më shumë se 50 milionë njerëz janë vrarë në Rusinë komuniste; rreth 38 milionë kinezë u ekzekutuan nga komunisti Mao Ce Dun (Mao Zedong); në vitin 1994, një milion njerëz u copëtuan në Ruandë (Rwanda) vetëm në 100 ditë; dhe miliona jetë të tjera janë vrarë në Bosnjë, Turqi, Afganistan dhe në shumë vende të tjera. Lista vazhdon e vazhdon.

Po përse ndodh kjo? Pse i vrasin njerëzit të tjerët sikur të ishin miza bezdisëse? A nuk kanë ndjenja këta vrasës? A nuk e dinë se ajo që po bëjnë është e gabuar? E vërteta e dhimbshme dhe tronditëse është që, e liga që gjendet brenda këtyre njerëzve vrasës është në çdo zemër njerëzore! E njëjta natyrë “kafshërore” që shohim te Hamani dhe Asuero jeton brenda nesh. Edhe ne jemi po aq të ligj sa ata.

Mbase ju duket e vështirë për ta besuar. Ju mendoni që nuk do ta vrisnit kurrë një person tjetër. Hidhini një shikim të thellë dhe të gjatë vetvetes. Shikoni me kujdes mendimet që keni për dikë që sillet vërtet keq ndaj jush. Pse nuk e harroni ligësinë e tij/saj ndaj jush? Mos vallë për shkak se prisni me padurim çastin që ta falni ose të bëni diçka të mirë ndaj tij/saj? Aspak, ju shpresoni që ju ose dikush tjetër t’ia kthejë një ditë! A e njihni këtë mënyrë të menduari? Kjo ishte edhe zemra e hakmarrëse e Hamanit. Ajo jeton brenda jush dhe brenda gjithkujt prej nesh.

Nuk ekziston asnjë kurë apo diçka tjetër që mund ta kontrollojë zemrën tonë të çoroditur. Jemi të pafuqishëm ndaj ligësisë brenda nesh. Vetëm Fryma e Shenjtë mund të na mbajë, që të mos vrapojmë në gjurmët e Hamanit dhe të mos ndjekim shembullin e Asueros.

E vetmja shpresë e jona është Zoti Jezu Krisht. Ai e ktheu dikë nga një urryes të madh të Krishtit dhe një vrasës të të krishterëve, në një predikues të zjarrtë të Krishtit dhe në një pastor të dashur të njerëzve. Ai njeri ishte Pali, i cili më vonë shkroi: “Por me anë të hirit të Perëndisë, jam ai që jam”.

Silleni zemrën tuaj dhe të gjitha mëkatet tuaja në lutje përpara Zotit Jezus. Ai erdhi për t’i shpëtuar mëkatarët dhe për t’i bërë ata të shenjtë.

读经计划介绍

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More