Ura për tek Esteri预览

Ester 4:9-12
Kështu Hathaku u kthye tek Esteri dhe i njoftoi fjalët e Mardokeut.
Atëherë Esteri i foli Hathakut dhe e urdhëroi të shkonte e t’i thoshte Mardokeut:
«Tërë shërbëtorët e mbretit dhe populli i krahinave të tij e dinë që cilido burrë ose grua që hyn në oborrin e brendshëm për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, duhet të dënohet me vdekje, në bazë të një ligji të veçantë, veç po të jetë se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetëm kështu ai do të shpëtojë jetën e vet. Dhe kaluan tanimë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të shkuar te mbreti».
Kështu ia njoftuan Mardokeut fjalët e Esterit,
Një mbretëreshë e frikësuar
Mbretëresha Ester ishte e frikësuar. Mardokeu e kishte urdhëruar të shkonte të fliste me burrin e saj. Por jeta në Persi pa dyshim që nuk ngjasonte me atë që bëjmë ne sot në vendin tonë. Një grua nuk mundej që të hynte krejt papritur në zyrën e burrit të saj për t’i treguar diçka që kishte në zemër. Imagjinoni pak sikur nëna juaj të mos kishte mundësi të fliste me babanë tuaj, përveç rasteve kur kishte një ftesë për të shkuar tek ai! Esteri mund të vritej nëse burri i saj nuk ishte në humor, si dhe nëse nuk e vlerësonte afrimin e saj të pakërkuar prej tij.
Ishte një nga çastet e dobësisë së Esterit. Por përpara se ta dënojmë atë, le të kemi parasysh se edhe ne fare lehtë mund të kemi një qëndrim të tillë. Ajo po përballej me një situatë jetëkërcënuese. Nuk përballemi shpesh me pasoja aq serioze sa ato në të cilat gjendej Esteri. Jo vetëm që u zmbraps nga mundësia që mund të vritej, por ajo mendoi se cili do të ishte reagimi i mbretit, kur t’i paraqiste kërkesën e saj. Çfarë do të bënte ai kur të zbulonte që ajo i përkiste kombit jude? Ajo nuk kishte arsye të priste diçka të mirë, përveçse refuzim me zemërim.
Esteri përballej me një mal gjigant. Zgjedhja që duhej të bënte mund të kishte pasojë fundin e jetës së saj ose të paktën, fundin e jetës së saj të rehatshme në pallat.
Si ndiheni kur hani te MacDonald’s dhe duhet të luteni para të gjithëve për të falënderuar Perëndinë për ushqimin? Ose kur niseni me grupin e kishës dhe vini re që jeni i vetmi i veshur siç duhet? Po kur miqtë tuaj tallen me Biblën apo kur një nga shokët e klasës është vërtet i keq dhe i pasjellshëm?
Si mund të bëni një zgjedhje që mund t’ju kushtojë respektin e të tjerëve, rehatinë apo edhe lirinë tuaj? Ju mund të bëni zgjedhjen e duhur vetëm kur mbështeteni te Zoti dhe te premtimet e Tij. Zoti Jezus ka premtuar që të gjithë ata që e rrëfejnë Atë përpara njerëzve, Ai do t’i rrëfejë përpara Atit të Tij në qiell! Kjo do të thotë që Ai do ta përmendë emrin tuaj përpara Atit të gjithëpushtetshëm në qiell. Nëse e besoni këtë, nga se duhet të keni frikë? Kush është më i fuqishëm se Perëndia në qiell? Pjetri shkroi: “Dhe kush do t’ju bëjë keq, në qoftë se ju imitoni të mirën? Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë (sepse keni bërë gjënë e duhur), lum ju! ‘Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni’” (1 Pj. 3:13-14).
Esteri po përleshej me frikërat e saj. Mbase edhe ju përlesheni me shumë frikëra për gjëra që Perëndia ju kërkon të bëni, të cilat mund të jenë shumë më të parrezikshme nga situata në të cilën u gjend Esteri. Mos kini frikë t’i thoni Zotit: “Kam frikë; më ndihmo ta vendos besimin tim në Ty”.
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More