Ura për tek Esteri预览

Ester 4:1-4
Kur Mardokeu mësoi të gjitha ato që kishin ndodhur, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe me hi dhe doli nëpër qytet, duke lëshuar britma të forta dhe me plot hidhërim;
dhe arriti deri te porta e mbretit, sepse nuk lejohej që asnjeri i mbuluar me thes të hynte te porta e mbretit.
Në çdo krahinë, ku arritën urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, pati një keqardhje të madhe për judenjtë, me agjërime, me të qara dhe vajtime; dhe shumë njerëz u mbuluan me një thes dhe me hi.
Vajzat e Esterit dhe eunukët e saj erdhën t’ia njoftojnë ngjarjen dhe mbretëresha u angështua shumë; pastaj i dërgoi rroba Mardokeut, që t’i vishte dhe të hiqte nga trupi i tij thesin, por ai nuk i pranoi.
Shpërfillja
Ndërsa mijëra njerëz ishin zhytur në një hidhërim të thellë, Hamani dhe mbreti ishin duke u kënaqur. Ata zgjodhën të mos shqetësoheshin për problemet e të tjerëve! Nga libri i Nehemias mësojmë që mbretërit e Persisë kishin një ligj sipas të cilit askush në pallat nuk lejohej të shfaqte trishtim – ndaj edhe mbulimi me një thes dhe me hi ishte tërësisht i ndaluar. Asnjë gjë nuk duhej të shqetësonte kënaqësinë e mbretit!
Indiferenca ndaj nevojave të njerëzve të tjerë është një mëkat i madh në shoqërinë tonë. Por a duhet që një mospërfillje e tillë të gjendet te të krishterët? A duhet që një fëmijë të ndihet i vetmuar në një kishë të krishterë? Realiteti i trishtueshëm është që ka shumë të njerëz të cilët vuajnë, sepse askush nuk tregon interes të sinqertë ndaj nevojave të tyre.
Është e lehtë të shfaqim një qëndrim të shkujdesur dhe mospërfillës si Asuero dhe Hamani ndaj popullit të dënuar në mbretërinë e tyre. Natyrisht, përpiqemi të shmangim që të kalojmë kohë me njerëz të sëmurë ose të trishtuar, sepse ata mund të na bëjnë të mos ndihemi rehat, dhe telashet e tyre na e prishin ditën tonë të këndshme.
Por Zoti Jezus është ndryshe. Dashuria e Tij e mëshirshme për njerëzit e sëmurë bëri që shumë njerëz të vuajtur të vinin tek Ai. Askush prej atyre që erdhën tek Ai nuk u përball me qëndrimin: “Ky nuk është problem im”. Ai i shtriu duart dhe i mirëpriti mëkatarët në nevojat dhe pikëllimin e tyre. Fjala dhe prekja e Tij shëroi secilin prej tyre.
Perëndia mund të përdorë “prekjen” tonë për të shëruar të tjerët. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk mund ta fshijmë dhimbjen dhe pikëllimin e të tjerëve. Mund ketë zbrazëti ose sëmundje që nuk do të largohen kurrë. Disa fëmijë kanë paaftësi apo kufizime të tjera, gjëra që nuk mund të ndryshohen. Këta fëmijë ose të rritur kanë nevojë për një mik që kujdeset dhe i ndan gjërat me ta. Të hiqni dorë nga kënaqësia ose koha juaj e lirë që të kaloni kohë me ta, mund të jetë një gjë shumë ngushëlluese për ta.
Edhe lutja për njëri-tjetrin është shumë e rëndësishme. Ka nevoja të cilat nuk mund t’i plotësojmë kurrë – por Perëndia mundet. Prandaj, kujtohuni të luteni për njerëzit në nevojë, njerëz që Perëndia ua vë në rrugën tuaj.
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More