Ura për tek Esteri预览

Ester 3:8-9
Atëherë Hamani i tha mbretit Asuero: «Ka një popull të shpërndarë dhe të veçuar nga popujt e të gjitha krahinave të mbretërisë sate, ligjet e të cilit ndryshojnë nga ato të cilitdo populli tjetër dhe që nuk respekton ligjet e mbretit; prandaj mbreti nuk ka asnjë përfitim t’i lërë të gjallë.
Në rast se kjo i pëlqen mbretit, të përpilohet një dekret për shkatërrimin e tyre; dhe unë do të paguaj dhjetë mijë talenta argjendi në duart e atyre që kryejnë punën, me qëllim që të derdhen në thesaret e mbretit».
Mirësia e Perëndisë
Edhe pse i tha disa të vërteta, Hamani ishte një gënjeshtar. Ai tha që judenjtë mbanin ligje që ishin të ndryshme nga pjesa tjetër e botës. E vërtetë! Perëndia në të vërtetë i kishte bekuar judenjtë me shumë ligje të mira dhe të urta, të cilat nuk i kishte asnjë komb tjetër, dhe që nuk kishin kuptim për popujt e tjerë përreth tyre. Por Hamani la të kuptohet që mbajtja e atyre ligjeve i bënte ata të padobishëm, madje edhe qytetarë të rrezikshëm.
Fatkeqësisht, kjo ide qarkullon ende. Shpesh të krishterët shihen si të padobishëm ose të paktën jo aq të dobishëm. Në disa vende sot, të krishterët shihen si të rrezikshëm dhe prandaj vriten ose burgosen.
Çfarë mendoni për ligjet e Perëndisë? A mund të kuptoni se përse na i dha Ai urdhërimet apo edhe ju i shihni ato si të padobishme ose të kota? Përkundrazi, Perëndia e tregon dashurinë dhe kujdesin e Tij për ne në secilin ligj që Ai ka shkruar në Librin e Tij. Ai kujdeset për shëndetin e trupave tanë, prandaj edhe e ndaloi ngrënien e disa ushqimeve. Ai e di që do të jeni të lumtur kur të doni dhe të respektoni të tjerët, e të tregoni mirësi dhe bindje. Preferoni një shtëpi të paqtë më shumë se sa një shtëpi ku të gjithë janë duke luftuar dhe duke e shpërfillur njëri-tjetrin! A nuk është më mirë kur mund t’u besosh njerëzve, sepse ata e thonë të vërtetën dhe i mbajnë premtimet? Sa më e këndshme është kur mund të ndash me të tjerët atë që ke, pa u ndier xheloz! Ti e di që është tmerrësisht e dhimbshme kur shokët e klasës të përqeshin për gabimet që bën apo edhe rrobat që ke veshur. A është e padobishme kur i bindeni ligjit të Perëndisë dhe nuk deheni? A nuk ka dobi kur jeni të ndershëm ndërsa bëni pazarin? A mos vallë jeni duke i sjellë dëme vendit tuaj kur nuk bashkoheni me kënaqësitë mëkatare të botës që ju rrethon?
Ju mund të mos i përjetoni gjithmonë bekimet e bindjes në këtë botë të rënë. Por prapëseprapë, në fund askush nuk do të dalë i humbur nëse u bindet ligjeve të Perëndisë. Mos e lejoni botën t’ju bëjë të besoni që jeni të padobishëm apo jo të domosdoshëm për shoqërinë, kur i bindeni ligjeve të Perëndisë. Arsyeja e vërtetë që të krishterët e drejtë nuk pëlqehen apo urrehen sot, është sepse shembulli i tyre i bën të tjerët të mos ndihen rehat. Kur tregoni dashuri të vërtetë dhe jetoni në bindje, ju i ngacmoni ndërgjegjet e tyre. Ata ndihen ashtu si ndiheni ju, kur keni për të pastruar e hequr baltën apo gurët nga një gërvishtje në gju. Të djeg!
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More