Ura për tek Esteri预览

Ester 3:7-8
Në muajin e parë, që është muaji i nisanit, në vitin e dymbëdhjetë të mbretit Asuero, në prani të Hamanit u hodh Puri (domethënë u hodh shorti), për të vendosur ditën dhe muajin; dhe shorti ra mbi ditën e trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, që është muaji i adarit.
Atëherë Hamani i tha mbretit Asuero: «Ka një popull të shpërndarë dhe të veçuar nga popujt e të gjitha krahinave të mbretërisë sate, ligjet e të cilit ndryshojnë nga ato të cilitdo populli tjetër dhe që nuk respekton ligjet e mbretit; prandaj mbreti nuk ka asnjë përfitim t’i lërë të gjallë.
Instrumentet e Satanit
Zemra e Hamanit digjej nga urrejtja. Hakmarrja dhe vrasja ishin gjithçka që mund të mendonte. Ai i bëri planet e tij hap pas hapi. Veprimi i tij i parë ishte të shkonte te prifti persian. Nuk dimë nëse ai i tregoi çdo gjë, por ata ishin të gatshëm ta ndihmonin. Ata zgjodhën së bashku muajin dhe ditën, kur do të ishte koha e përkryer për masakrën. Hamani as që e imagjinonte që Perëndia ishte në kontroll, madje edhe të datës që ata kishin zgjedhur më në fund.
Por Hamanit i duhej akoma të bindte mbretin. Si mund të merrte leje për të vrarë mijëra njerëz? Ai zgjodhi dy nga instrumentet më të mira të Satanit: shpifjet dhe lajkat. Të shpifësh do të thotë ta bësh dikë që të duket keq, ose të tregosh një histori të sajuar dhe të ligë pas shpinës së dikujt. Hamani shpifi kundër judenjve, kur tha që ata nuk i mbanin ligjet e mbretit dhe, gjithashtu, se nuk ishte e dobishme që mbretëria të kishte judenj. Të sajosh e të përhapësh raporte të liga për njerëzit pas shpinës së tyre, është diçka e shpifur dhe burracake – është si të godasësh një njeri me sy të lidhur!
Gjithsesi, shpifja nuk mund të zhbëhet kurrë, sepse ne nuk mund të kontrollojmë se ku shkojnë historitë e liga. Imagjinoni të shkundni një çantë me pupla nga një kullë e lartë. Do të jetë e pamundur t’i mblidhni të gjitha sërish. Kështu është edhe me gjërat e liga që thoni për të tjerët. Hamani përdori edhe një instrument tjetër për të fituar përkrahjen e Asueros. Vini re se si e lajkatoi mbretin: “Mbret, meriton më shumë se kaq. Ata njerëz në mbretërinë tënde të madhe nuk ju shërbejnë dhe nuk ju sjellin asnjë përfitim”. Hamani e dinte që mbreti dëshironte të dëgjonte gjëra të tilla. Duke i ushqyer krenarinë, Hamani i hodhi hi syve Asueros!
Kini kujdes nga njerëzit të cilët ju thonë se sa të këqij janë njerëzit e tjerë, ndërsa ju lavdërojnë për faktin se sa të mirë jeni! Ata që ju lajkatojnë, janë si Hamani: ata duken si mollë të shndritshme, të kuqe nga jashtë, por brenda kanë bërthama të kalbura me krimba. Shpesh ata po ju përdorin për planin e tyre.
Por tregoni edhe më shumë kujdes që të mos e lejoni veten të bëheni si Hamani, dhe t’i përdorni ose manipuloni me dinakëri njerëzit për t’i shërbyer interesit tuaj. Në pasazhet vijuese të këtij libri do të shikoni përfundimin e tij!
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More