Ura për tek Esteri预览

Ester 3:1-2
Pas këtyre ngjarjeve, mbreti Asuero e gradoi Hamanin, birin e Hamedathas, agagitit, e ngriti në rang dhe e vuri karrigen e tij mbi atë të të gjithë princave që ishin me të.
Tërë shërbëtorët e mbretit që rrinin te porta e mbretit përkuleshin dhe binin përmbys para Hamanit, sepse kështu kishte urdhëruar mbreti për të. Por Mardokeu as përkulej, as binte përmbys.
E padrejtë
A u habitët që mbreti e vuri dhe e lartësoi Hamanin në pozicionin më të lartë? Mbase prisnit që ky kapitull të tregonte se si e shpërbleu mbreti Mardokeun që i shpëtoi jetën, por Mardokeu u harrua. Ai nuk mori as edhe një falënderim, dhe as ndonjë dhuratë të vogël! Por Hamanit iu dha poshti më i mirë. Sa e padrejtë!
Kjo botë nuk është vetëm e mbushur plot me ligësi dhe dhimbje; ajo është gjithashtu edhe plot me padrejtësi. Shumë njerëz pyesin: Pse lejon Perëndia që jeta të jetë e padrejtë? Nëse Ai është i drejtë, pse ka kaq shumë padrejtësi? Mos e fajësoni Perëndinë – përgjigjja është brenda nesh. Mbani mend, ne jetojmë në një botë të rënë, ku mëkati ka sjellë kudo shkatërrim. Kur vuajmë nga trajtimet e padrejta ose nga telashe të tjera, kjo është për shkak të mëkatit tonë.
Le t’i hedhim një tjetër shikim padrejtësisë. A mendoni që ju kanë trajtuar padrejtësisht? Shpesh mendojmë që jemi trajtuar në mënyrë të padrejtë kur e krahasojmë veten me të tjerët, për të cilët supozojmë se janë trajtuar më mirë se ne. Në vend që ta bëni këtë gjë, merrni parasysh miliona fëmijë në botë që na shohin dhe thonë: Nuk është e drejtë që ata kanë kaq shumë ushqim! Shikoni lodrat e tyre, ndërsa unë nuk kam asgjë veç një kanoçeje bosh. Edhe pse jam një fëmijë, punoj më shumë orë në ditë se shumica e të rriturve. Çdo ditë vesh të njëjtat rroba, derisa grisen tërësisht. A mendoni ende që jeni trajtuar padrejtësisht?
Kur të tjerët na trajtojnë në mënyrë të padrejtë, është e lehtë të ndiejmë keqardhje për veten tonë – na pëlqen të përqafojmë krenarinë e lënduar, pasi na shpërfillin, apo kur veprat tona të mira nuk janë vënë re. Por vetëmëshira na bën të zhytemi në një gropë të errët. Na bën t’i largojmë nga pamja të gjitha bekimet. A bini shpesh në këtë gropë të vetëmëshirës? Mënyra për të dalë nga kjo është që të shikoni lart: shikoni gjërat e mira që Perëndia po ju jep dhe falënderojeni për to.
Lutuni çdo ditë pak a shumë në këtë mënyrë: “Zot, m’i hap sytë, që të mund të shoh gjërat që Ti i sjell në jetën time. M’i mbaj sytë hapur për këtë gjë, Zot. Unë murmuris lehtësisht në lidhje me gjërat që nuk i kam. Por më ndihmo të shoh ato që kam dhe ato që marr çdo ditë”. Kërkoni faljen e Perëndisë për mungesën e mirënjohjes. Është edhe një gjë tjetër për t’u marrë parasysh. Shpesh njerëzit nuk e vënë re sjelljen apo veprimet tona të mira. A ju shqetëson kjo gjë? A ju bën të ndiheni më pak të gatshëm për t’i ndihmuar ata sërish? Mendoj që e di se cila është përgjigjja juaj. Dëshirojmë të vihemi re dhe të njihemi për veprimet tona të mira dhe të dobishme.
Jam dakord që njerëzit duhet t’i vënë re dhe të jenë falënderues për gjërat e mira që bëni. Por a jeni duke i vënë re të gjitha dhuratat e dashurisë që Perëndia ju jep? A po e falënderoni Atë për to dhe për ndihmën e Tij çdo ditë?
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More