Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Rezultate kërkimi për: self-control

Galatasve 5:23 (AL1)

zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.

Galatasve 5:22 (AL1)

Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,

Galatasve 5:16 (AL1)

Prandaj ju them: jetoni në Shpirt e kështu nuk do të plotësoni dëshirat e mishit.

Galatasve 5:24 (AL1)

Ata që janë të Krishtit Jezu e kanë kryqëzuar dobësinë njerëzore bashkë me pasionet dhe dëshirat.

1 Korintasve 9:25 (AL1)

Të gjithë ata që marrin pjesë në vrapim i nënshtrohen një disipline të rreptë , ata për të fituar një kurorë që prishet, ndërsa ne atë që nuk prishet.

1 Korintasve 9:27 (AL1)

E mundoj trupin dhe e nënshtroj, që të mos përjashtohem vetë, pasi t'u kem predikuar të tjerëve.

Galatasve 5:17 (AL1)

Sepse dëshirat e mishit janë kundër Shpirtit e Shpirti është kundër dëshirave të mishit. Këta janë në kundërshtim njëri me tjetrin e kështu ju nuk bëni atë që dëshironi.

Galatasve 5:18 (AL1)

Në qoftë se udhëhiqeni prej Shpirtit, nuk jeni nën ligjin.

Galatasve 5:19 (AL1)

Veprat e dëshirave të mishit janë të dukshme: kurvëria, ndyrësia, fëlligështia,

Galatasve 5:20 (AL1)

idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindja, xhelozia, mëritë, ambiciet, ndasitë, përçarjet,

Galatasve 5:21 (AL1)

zilitë , dehjet, darkat e shfrenuara e të tjera si këto. Po ju paralajmëroj, ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

Galatasve 5:25 (AL1)

Nëse jetojmë në Shpirt, atëherë edhe të udhëhiqemi prej tij.

Galatasve 5:26 (AL1)

Të mos krekosemi duke ngucur e duke lakmuar njëri-tjetrin.

1 Selanikasve 5:6 (AL1)

Prandaj të mos flemë si të tjerët, por të vigjilojmë dhe të jemi të kthjellët.

1 Selanikasve 5:7 (AL1)

Sepse ata që flenë, flenë natën dhe ata që dehen, dehen natën.

1 Selanikasve 5:8 (AL1)

Por ne, meqenëse jemi të ditës, le të jemi të kthjellët, duke veshur besimin dhe dashurinë si parzmore dhe shpresën e shpëtimit si përkrenare.

Titit 2:11 (AL1)

Hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq të gjithë njerëzve.

Titit 2:12 (AL1)

Ky hir na mëson të mohojmë jetën e mbrapshtë dhe dëshirat e liga të botës, të jetojmë me maturi, me drejtësi e të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë në këtë jetë,

Titit 2:13 (AL1)

duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë së Perëndisë madhështor dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.

1 Pjetrit 4:7 (AL1)

Fundi i të gjitha gjërave është afër! Bëhuni të urtë e rrini zgjuar për lutje.

1 Pjetrit 4:9 (AL1)

Jini mikpritës për njëri-tjetrin pa murmuritur.

2 Pjetrit 1:5 (AL1)

Prandaj bëni çdo përpjekje për t'i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë,

2 Pjetrit 1:6 (AL1)

diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë,

2 Pjetrit 1:7 (AL1)

përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

2 Pjetrit 1:8 (AL1)

Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t'ju lejojnë të bëheni përtacë e të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.