Rezultate kërkimi për: purity
1 Timoteut 4:12 (AL1)
Askush të mos e përbuzë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët me fjalë, në sjellje, në dashuri, në besim e në dëlirësi.
Psalmet 119:9 (AL1)
Si mund ta ruajë i riu të pastër udhën e vet? Duke ruajtur fjalën tënde.
1 Korintasve 6:19 (AL1)
Apo nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Shpirtit të shenjtë që është në ju dhe që jua dha Perëndia dhe se ju nuk i përkisni vetes tuaj?
1 Korintasve 6:20 (AL1)
Perëndia ju bleu me një çmim. Përlëvdojeni, pra, Perëndinë në trupin tuaj !
Filipianëve 4:8 (AL1)
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.
Psalmet 51:10 (AL1)
Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove.
2 Korintasve 7:1 (AL1)
Fort të dashur, meqë kemi marrë këto premtime, le të pastrohemi nga çdo ndyrësi e trupit dhe e shpirtit dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë duke iu druajtur Perëndisë.
1 Selanikasve 4:3 (AL1)
Vullneti i Perëndisë është që ju të bëni një jetë të shenjtë, të hiqni dorë nga kurvëria,
1 Selanikasve 4:4 (AL1)
që çdonjëri prej jush të dijë ta mbajë të shenjtë dhe me nder trupin e vet,
1 Korintasve 6:18 (AL1)
Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat tjetër që bën njeriu është jashtë trupit, ndërsa ai që kurvëron, mëkaton kundër vetë trupit të tij.
Efesianëve 5:3 (AL1)
Por kurvëria e çdo ndyrësi a lakmi as të mos përmenden ndër ju, se kështu u ka hije të shenjtëve.
1 Selanikasve 4:5 (AL1)
dhe të mos ia nënshtrojë atë pasioneve të epshit siç bëjnë kombet që nuk e njohin Perëndinë.
1 Selanikasve 4:7 (AL1)
Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
1 Selanikasve 4:8 (AL1)
Prandaj kush hedh poshtë këto udhëzime, nuk hedh poshtë një njeri, por hedh poshtë Perëndinë që ju ka dhënë Shpirtin e tij të Shenjtë.
2 Timoteut 2:22 (AL1)
Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë e paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër.
Psalmet 119:11 (AL1)
Thëniet e tua i mbaj fshehur në zemër, që të mos mëkatoj kundër teje.
Romakëve 6:23 (AL1)
Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e hirit të Perëndisë është jeta e amshuar që kemi me Krishtin Jezu, Zotin tonë.
Romakëve 8:6 (AL1)
Mendja te gjërat e dobësisë njerëzore të çon në vdekje, ndërsa mendja te gjërat e Shpirtit të çon në jetë dhe paqe.
Romakëve 12:1 (AL1)
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.
Romakëve 12:2 (AL1)
Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
1 Korintasve 10:13 (AL1)
Sprovat që kishit deri tani kanë qenë brenda mundësive njerëzore. Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë të viheni në provë përtej mundësive tuaja, por bashkë me sprovat do t'ju japë edhe rrugëdaljen, që të mund t'i përballoni.
2 Korintasve 10:5 (AL1)
e çdo pengesë që ngrihen kundër njohjes së Perëndisë dhe çdo mendim e nënshtrojmë për t'iu bindur Krishtit.
Galatasve 5:16 (AL1)
Prandaj ju them: jetoni në Shpirt e kështu nuk do të plotësoni dëshirat e mishit.
Galatasve 5:22 (AL1)
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,
Galatasve 5:23 (AL1)
zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.