Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Rezultate kërkimi për: mercy

Hebrenjve 4:16 (AL1)

Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.

Jakobi 2:13 (AL1)

Gjykimi do të jetë i pamëshirshëm me atë që nuk ka treguar mëshirë, ndërsa mëshira ngadhënjen mbi gjykimin.

Vajtimet 3:22 (AL1)

«Hiri i mirësisë së Zotit nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij.

Vajtimet 3:23 (AL1)

Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij.

Efesianëve 2:4 (AL1)

Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,

Efesianëve 2:5 (AL1)

na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit.

Psalmet 51:1 (AL1)

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

Efesianëve 2:8 (AL1)

Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia.

Luka 6:36 (AL1)

Jini të mëshirshëm, sikurse është i mëshirshëm edhe Ati juaj».

Titit 3:5 (AL1)

ai na shpëtoi, jo për shkak të ndonjë vepre drejtësie që bëmë ne, por për shkak të mëshirës së tij, përmes larjes së rilindjes e përtëritjes që Shpirti i shenjtë kryen në ne.

Vajtimet 3:24 (AL1)

“Hisja ime është Zoti ”, thotë shpirti im, “Prandaj edhe shpresoj në të”».

Mikea 6:8 (AL1)

O njeri, ai ta tregoi çka është e mirë, çka Zoti kërkon prej teje: veç të veprosh drejt, të duash mirësinë dhe të jesh i përulur me Perëndinë tënd.

Psalmet 51:2 (AL1)

Kur erdhi tek ai profeti Natan, pasi Davidi kishte shkuar me Batshebën.

Luka 6:35 (AL1)

Ju, përkundrazi, duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre e jepni hua pa pritur që t'ju kthehet. Kështu do të merrni një shpërblim të madh e do të jeni bijtë e të tejlartit Perëndi, sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe të këqijtë.

Romakëve 9:15 (AL1)

Sepse ai i thotë Moisiut: do të kem mëshirë për atë që dua të mëshiroj e do të kem dhembshuri për atë që dua të kem dhembshuri.

Romakëve 9:16 (AL1)

Pra, nuk varet as nga vullneti e as nga përpjekjet e njeriut, por nga Perëndia që ka mëshirë.

Efesianëve 2:6 (AL1)

Perëndia na ngjalli me Jezu Krishtin e na uli bashkë me të në vendet qiellore.

1 Timoteut 1:16 (AL1)

Por, prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të shfaqë në mua së pari tërë durimin, si shembull për ata që do të besojnë në të për jetën e amshuar.

Hebrenjve 4:15 (AL1)

Ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë me ne për dobësitë tona. Përkundrazi, ai u tundua në gjithçka ashtu si ne, por nuk mëkatoi.

Jakobi 2:12 (AL1)

Prandaj flisni e veproni si njerëz që do të gjykohen me ligjin e lirisë.

1 Pjetrit 1:3 (AL1)

Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na rilindi nga mëshira e tij e madhe, nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit prej të vdekurve, që të kemi shpresën e gjallë dhe

Vajtimet 3:21 (AL1)

Ziejnë në zemrën time këto gjëra, prandaj kam shpresë:

Psalmet 103:8 (AL1)

Zoti është i dhembshur e i mëshirshëm, i duruar e plot mirësi.

Psalmet 103:10 (AL1)

Nuk na trajton sipas mëkateve tona, as na shpaguan sipas paudhësive tona.

Psalmet 103:11 (AL1)

Sa lart është qielli nga toka, aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë.