Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Rezultate kërkimi për: hope

Romakëve 15:13 (AL1)

Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.

Romakëve 5:5 (AL1)

Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të shenjtë që na u dha.

Romakëve 5:3 (AL1)

Jo vetëm kaq, por ne krenohemi edhe kur kalojmë vuajtje, sepse e dimë se vuajtja sjell durimin,

Romakëve 5:4 (AL1)

durimi sjell qëndresën në sprova dhe sprovat sjellin shpresën.

Romakëve 12:12 (AL1)

Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje.

Hebrenjve 11:1 (AL1)

Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen.

1 Korintasve 13:13 (AL1)

Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.

Jeremia 29:11 (AL1)

Unë i njoh shestimet e mia për ju, kumton Zoti . Janë shestime paqeje e jo zezone, për t'ju dhënë të ardhme e shpresë.

Romakëve 8:28 (AL1)

Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.

Isaia 40:31 (AL1)

Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.

1 Korintasve 13:7 (AL1)

Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.

2 Korintasve 4:18 (AL1)

Ne nuk jemi përqendruar te gjërat që duken, por tek ato që nuk duken, sepse gjërat e dukshme janë të përkohshme, ndërsa të padukshmet janë të amshuara.

Gjoni 16:33 (AL1)

Jua thashë këto që të keni paqe në mua. Në botë do të keni shtrëngime, por kini guxim! Unë e kam mundur botën!».

Romakëve 8:18 (AL1)

Unë mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme as nuk ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të na zbulohet në të ardhmen.

Romakëve 8:26 (AL1)

Po ashtu edhe Shpirti na ndihmon, sepse jemi të dobët. Ne nuk dimë as për çfarë e as si duhet të lutemi, por vetë Shpirti ndërmjetëson për ne me psherëtima të pashqiptueshme.

Jeremia 29:13 (AL1)

Do të më kërkoni e do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemër,

Psalmet 27:14 (AL1)

Shpreso në Zotin . Bëhu i fortë e merr zemër. Zotin prit.

Romakëve 8:24 (AL1)

Sepse u shpëtuam me anë të shpresës, por shpresa që shihet nuk është shpresë. Përse duhet ta shpresojë njeriu atë që sheh?

Romakëve 8:25 (AL1)

Por nëse e shpresojmë atë që nuk e shohim, atëherë e presim me durim.

Hebrenjve 6:19 (AL1)

Kjo shpresë është për ne spiranca e jetës. Ajo është e sigurt dhe e patundur dhe na çon deri në pjesën e brendshme të altarit, pas velit.

Romakëve 15:4 (AL1)

Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë.

Hebrenjve 10:23 (AL1)

Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik.

Romakëve 5:2 (AL1)

Përmes tij kemi hyrë me besim në hirin e Perëndisë, hir në të cilin qëndrojmë e krenohemi me shpresën se do të marrim pjesë në lavdinë e Perëndisë.

Isaia 41:10 (AL1)

Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.

Vajtimet 3:22 (AL1)

«Hiri i mirësisë së Zotit nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij.