Rezultate kërkimi për: honor
Romakëve 12:10 (AL1)
Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten.
Fjalët e urta 21:21 (AL1)
Kush ndjek drejtësinë e mirësinë, do të gjejë jetë, drejtësi e nder.
Romakëve 12:1 (AL1)
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.
Romakëve 12:9 (AL1)
Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës.
Romakëve 12:12 (AL1)
Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje.
Romakëve 12:15 (AL1)
Gëzoni me ata që gëzojnë, vajtoni me ata që vajtojnë.
Romakëve 12:19 (AL1)
Fort të dashur! Mos kërkoni shpagim, por lërini vend zemërimit të Perëndisë. Sepse është shkruar: shpagimi më përket mua dhe unë jam ai që do të marrë shpagim, thotë Zoti.
Romakëve 12:21 (AL1)
Mos u mposhtni nga e keqja, por mposhteni të keqen me të mirën.
1 Korintasve 6:19 (AL1)
Apo nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Shpirtit të shenjtë që është në ju dhe që jua dha Perëndia dhe se ju nuk i përkisni vetes tuaj?
1 Korintasve 6:20 (AL1)
Perëndia ju bleu me një çmim. Përlëvdojeni, pra, Perëndinë në trupin tuaj !
Filipianëve 2:3 (AL1)
Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten.
Filipianëve 4:8 (AL1)
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.
Kolosianëve 3:23 (AL1)
Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo për njerëzit,
1 Pjetrit 5:6 (AL1)
Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur.
Psalmet 46:10 (AL1)
Ai i pushon luftrat anekënd tokës, ai i thyen harqet e copëton ushtat, e qerret me zjarr i djeg.
Fjalët e urta 3:5 (AL1)
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.
Fjalët e urta 3:6 (AL1)
Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Fjalët e urta 3:7 (AL1)
Mos të të duket vetja i urtë, por druaj Zotin e largohu nga e keqja.
Mateu 13:57 (AL1)
Dhe kjo i pengonte të besonin në të. Por Jezui u tha: «Profeti nuk përçmohet askund përveçse në vendlindjen e në shtëpinë e vet».
Mateu 15:4 (AL1)
Se Perëndia ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje.
Mateu 15:8 (AL1)
ky popull më nderon me buzë, por zemrat e tyre janë larg meje.
Marku 6:4 (AL1)
Por Jezui u tha: «Asnjë profet nuk përçmohet askund, përveçse në vendlindjen e tij, te të afërmit e tij e në shtëpinë e tij».
Luka 14:11 (AL1)
Sepse kush e lartëson vetveten, do të përulet, e kush e përul vetveten, do të lartësohet».
Gjoni 5:23 (AL1)
që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin. Kush nuk nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e ka dërguar.
Gjoni 12:26 (AL1)
Nëse dikush më shërben mua, le të vijë pas meje dhe ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori im. Nëse dikush më shërben mua, Ati do ta nderojë».