Rezultatet e kërkimit
Gjoni 3:16 (AL1)
Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.
Romakëve 5:8 (AL1)
Kur ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Me këtë Perëndia e tregoi dashurinë e tij për ne.
1 Korintasve 13:4 (AL1)
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,
1 Korintasve 13:5 (AL1)
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën,
1 Korintasve 13:6 (AL1)
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.
1 Korintasve 13:7 (AL1)
Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
Luka 6:35 (AL1)
Ju, përkundrazi, duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre e jepni hua pa pritur që t'ju kthehet. Kështu do të merrni një shpërblim të madh e do të jeni bijtë e të tejlartit Perëndi, sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe të këqijtë.
1 Gjonit 4:8 (AL1)
Ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.
1 Gjonit 4:9 (AL1)
Ja si është shfaqur dashuria e Perëndisë në ne: Ai dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur që ne të jetojmë nëpërmjet tij.
1 Gjonit 4:10 (AL1)
Këtu qëndron dashuria: nuk e deshëm ne Perëndinë, por na deshi ai dhe dërgoi Birin e tij si flijim për të shlyer mëkatet tona.
1 Gjonit 4:19 (AL1)
Ne kemi dashuri, sepse Perëndia na deshi i pari.
Romakëve 8:38 (AL1)
Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet,
Romakëve 8:39 (AL1)
as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.
2 Gjonit 1:6 (AL1)
Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.
1 Korintasve 13:13 (AL1)
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.
Hebrenjve 13:1 (AL1)
Dashuria vëllazërore le të mbetet!
Juda 1:2 (AL1)
mëshira, paqja e dashuria u shtofshin ndër ju!
Galatasve 5:22 (AL1)
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,
Romakëve 12:9 (AL1)
Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës.
Fjalët e urta 10:12 (AL1)
Urrejtja nxit grindje, por dashuria mbulon çdo shkelje.
1 Selanikasve 3:12 (AL1)
Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!
2 Samuelit 1:26 (AL1)
U pikëllova për ty, o Jonatan, vëllai im. Sa i shtrenjtë ishe për mua! Dashuria jote për mua, më e mrekullueshme se dashuria e gruas.
Fjalët e urta 27:5 (AL1)
Më mirë qortimi i hapur, se dashuria e pashprehur.
Kolosianëve 3:14 (AL1)
Mbi të gjitha, kini dashuri, sepse dashuria do t'ju bashkojë në mënyrë të përsosur.
1 Korintasve 16:24 (AL1)
Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu!