Rezultatet e kërkimit
Fjalët e urta 3:5 (AL1)
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.
Filipianëve 4:6 (AL1)
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.
Romakëve 8:28 (AL1)
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Luka 16:10 (AL1)
Kush është besnik në pak, është besnik edhe në shumë e kush është i pandershëm në pak, është i pandershëm edhe në shumë.
Jeremia 17:7 (AL1)
Bekuar njeriu që në Zotin beson, besimi i të cilit është Zoti vetë.
Psalmet 56:3 (AL1)
Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart .
Psalmet 40:4 (AL1)
Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në Zotin do të besojnë.
Psalmet 37:5 (AL1)
Lëre udhën tënde në duart e Zotit , ki besim tek ai e ai do të veprojë.
Mateu 6:33 (AL1)
Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.
Hebrenjve 11:1 (AL1)
Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen.
Galatasve 5:22 (AL1)
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,
2 Korintasve 3:4 (AL1)
Ky është besimi që ne kemi në Perëndinë, përmes Krishtit.
Luka 18:42 (AL1)
Dhe Jezui i tha: «Shih përsëri! Besimi yt të shpëtoi».
Luka 8:48 (AL1)
Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».
Luka 17:19 (AL1)
Pastaj i tha atij: «Ngrihu e shko. Besimi yt të shpëtoi».
Jakobi 2:17 (AL1)
Kështu, pra, edhe besimi pa vepra është i vdekur në vetvete.
Jobi 8:14 (AL1)
Besimi i tij pe i hollë, rrjetë merimange mbështetja e tij.
Romakëve 10:17 (AL1)
Pra, besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen përmes fjalës së Krishtit .
Luka 7:50 (AL1)
Ndërsa Jezui i tha gruas: «Besimi yt të shpëtoi, shko në paqe».
Siraku 40:12 (AL1)
Çdo mitë e padrejtësi do të shfaroset, por besimi mbetet në amshim.
1 Korintasve 13:13 (AL1)
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.
1 Korintasve 2:5 (AL1)
që besimi juaj të mos mbështetet në urtinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.
Jakobi 2:24 (AL1)
Pra, e shihni se njeriu bëhet i drejtë nga veprat e jo vetëm nga besimi.
Jakobi 2:26 (AL1)
Sikurse trupi është i vdekur pa shpirtin, ashtu edhe besimi është i vdekur pa veprat.
Jakobi 2:20 (AL1)
A do ta kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i padobishëm?