Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Jo Thjesht Një Fëmijë Tjetër
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të paraprihej nga qindra profeci në lidhje me lindjen, jetën dhe vdekjen e Tij.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të ishte ngjizur në mënyrën më të mrekullueshme të mundshme.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të kishte merituar një njoftim të lindjes nga ushtritë e parajsës.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do t'i kishte frymëzuar barinjtë të linin pas delet e tyre për ta gjetur Atë.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do t'i detyronte njerëzit e mençur nga lindja të shkonin në kërkim për ta gjetur Atë.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do ta bënte pritjen e gjithë jetës së Simeonit të vlente ose të sillte lavdërim në buzët e Anës.
Thjesht një fëmijë tjetër nuk do të kishte qënë një njeri që u dha shikim të verbërve, dëgjim të shurdhërve, liri të pushtuarve nga djalli, jetë të vdekurve dhe falje fajtorëve.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të ishte bërë Qengji i Zotit i cili me dëshirë do të hiqte mëkatin e botës.
Jo, Ai nuk ishte thjesht një fëmijë tjetër. Ai ishte, është, dhe gjithmonë do të jetë Jezus Krishti, Mbreti i Mbretërve dhe Zoti i Zotërve.
Aktivitet: Lexo historinë e lindjes në Ungjillin sipas Lukës (1:26 - 2:21).
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More
Plane të ngjashme

Kryq dhe Kurorë

Ardhja: Udhëtimi drejt Krishtlindjes

Noel: Krishtlindja Është Për Të Gjithë

Vit i Ri, Mëshira të Reja

Jezusi: Flamuri Ynë i Fitores

Përse Pashka?

Duke Kërkuar Çdo Ditë Zemrën e Urtësisë të Zotit

Gjetja e Paqes

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo Ditë
