Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Dashuri e Përjetshme
Bota jonë e sotme nuk është shumë ndryshe nga ajo në të cilën lindi Jezusi. Trazirat politike, lufta, shtypja dhe dhembja e zemrës ishin realitete të përditshme - ashtu siç janë tani. Njerëzit e kohës së Tij, kërkonin të njëjtat gjëra të cilat i dëshirojmë edhe ne sot: paqe, dashuri, siguri dhe një ndjenjë qëllimi.
Jezusi erdhi për të zbuluar Veten, si rruga që zemra e njeriut të përjetojë paqe, kënaqësi dhe dashuri të vërtetë që zgjat përgjithmonë. Kushdo që ka jetuar ekskluzivisht për kënaqësinë e kësaj bote, e di se kuptimi i thelbit të saj është gjithmonë i dobët. As përvoja më e mrekullueshme e dashurisë njerëzore, nuk është në gjendje ta plotësojë atë zbrazëti të brendshme.
Dashuria e pakushtëzuar dhe kënaqësia e shpirtit që Jezusi erdhi për të na treguar, është e jona kur e përqafojmë atë, dhe marrim dhuratën e saj falas. Dhe në dashurinë e Tij, ne më në fund e gjejmë atë që kërkuam gjithmonë.
Aktivitet: Zbulo dritat e Krishtëlindjes përreth qytetit me familjen tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More









