Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vendi i Pushimit Shembull

Breathing Room

DITA 5 NGA 5

E pranoj: Dua të kënaq të tjerët.(Edhe ti?)Megjithëse kam kuptuar se ka diçka jo të plotë me këtë gjë. Të kënaqësh të tjerët nënkupton gjithashtu se je edhe zhgënjyes. Të punosh deri vonë për të kënaqur shefin tënd, do të thotë të zhgënjesh miqtë e tu të stërvitjes duke anashkaluar palestrën. Të bashkohesh në klubin e librave për të kënaqur miqtë e tu, do të thotë të zhgënjesh bashkëshortin duke humbur darkën familjare. E shikon? Çdo po për të kënaqur dikë është gjithashtu një jo që mund të zhgënjejë dikë tjetër.



Nëse je si unë, ti paguan për të kënaqur këta njerëz duke hequr dorë nga hapësira jote e pushimit dhe duke u përpjekur t'i bësh të gjitha. Do të ha darkë në shtëpi dhe do të jem vetëm disa minuta me vonesë për tek klubi i librit!



Ndërsa përfundojmë vështrimin në hapësirën e pushimit, dua të ndaj një histori të Dhjatës së Vjetër - më konkretisht një varg - që ndryshoi një sezon të tërë të jetës sime. Qindra vjet para Jezusit, qyteti i Jeruzalemit ishte pushtuar dhe u shkatërrua shumë. Rindërtimi i mureve të qytetit ishte urgjent, dhe Nehemia ishte personi që drejtonte projektin. Një ditë, ai mori një ftesë, dhe përgjigja e tij u bë një varg domethënës për mua. Nehemia tha: "... Unë jam duke bërë një punë të shkëlqyeshme, dhe nuk mund të vij. Pse duhet të ndalet puna ndërsa unë ta lë atë dhe të zbres tek ti?"



Në kohën kur e dëgjova për herë të parë këtë varg, kisha tre fëmijë të vegjël në shtëpi, isha duke shkolluar nga shtëpia më të madhin dhe bashkëshorti im ishte duke hapur një kishë. Hapësira jonë e pushimit ishte zero. Dhe megjithatë, ishte aq e vështirë për mua që të hidhja poshtë ftesat dhe mundësitë.



Ajo që gjeta në deklarimin e Nehemias, ishte autorizimi për t’i dhënë përparësi personave më të rëndësishëm në jetën time. I qënit nënë ishte “puna ime e madhe.” Unë nuk mund të "vija" për t'u bashkuar me atë komitet ose për të folur në atë ngjarje të grave. Të thoja po për këto gjëra do të thotë ti thoja jo "punës së madhe" të familjes time.



Zonja, ne mund të japim veten tonë, kohën tonë, paratë tona dhe hapësirën tonë të pushimit, deri sa nuk ka asgjë tjetër përveç mbetjeve për ata që i duam më shumë. Në vend të kësaj, le ta kthejmë sërisht dhomën tonë të pushimit, duke u dhënë të dashurve tanë të drejtën për të qënë të parët. Dhe mbi të gjitha, ne thjesht mund të përgjigjemi, “Jam duke bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk mund të vij.”



Nëse të pëlqeu ky plan, shiko pjesën e 4 të studimit me video i cili u nxor nga shkarkimiAplikacioni falas Devocionali Dhoma e Pushimit.


Shkrimet e Shenjta

Dita 4

Rreth këtij plani

Breathing Room

A ndihesh ndonjëherë sikur nuk shijon asgjë, sepse je duke u përpjekur të bësh gjithçka? Duke bërë shumë gjëra njëkohësisht në rrugën tënde gjatë jetës me të dashurit e tu…..Ti je i zoti. Por je edhe i lodhur. Ty të duhe...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën e Pikës së Veriut dhe Sandra Stanley që siguruan këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: http://breathingroom.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë