Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtimi i TrashëgimisëShembull

The Legacy Journey

DITA 16 NGA 31

Planet për të përparuar

Nëse do t'ju kërkoja të thoshit cilësitë e Perëndisë që kanë më shumë vlerë për ju, po hamendësoj që mund të krijoni shumë shpejt një listë me ato. Ndoshta do të shkruanit gjëra të tilla si dashuria, hiri, mëshira, besnikëria dhe krijimtaria – dhe do të kishit të drejtë! Perëndia i manifeston të gjitha ato cilësi të mrekullueshme dhe shumë më tepër.

Por unë duhet t'ju pyes: Ku do të binte "planifikimi" në listën tënde? Mendoj se nuk do të ishte shumë i lartë, edhe pse jeni duke folur për Perëndinë që krijoi universin dhe që mban gjithë drejtimin. Patjetër që Perëndia kishte një plan. Në fakt, mendoj që Perëndia është një Perëndi i planifikimit!

Dhe kjo është një nga gjërat që më pëlqen shumë lidhur me Perëndinë, sepse edhe unë jam një planifikues. Nuk më pëlqejnë shumë surprizat. Dua të di cilat hapa do të sjellin rezultatin më të efektshëm të mundshëm. Po ashtu i inkurajoj anëtarët e ekipit tim të vendosin qëllime dhe të identifikojnë se si do t’i arrijnë ato qëllime.

Thjesht kështu jam gatuar. Dhe kjo është një mënyrë se si pasqyroj imazhin e Perëndisë në jetën time.

Perëndia e përdori profetin Jeremia për t'i kujtuar popullit të Tij se kishte një plan për ta. Ata kishin zbritur në robëri për shkak të mëkatit të tyre, por Perëndia nuk i kishte harruar. Ai kishte një plan – një plan për t'i bekuar ata, për t'u dhënë atyre shpresë për të ardhmen.

Perëndia ka një plan edhe për lulëzimin tuaj. Ai dëshiron të ecë me ju nëpër fazat e ndryshme të jetës dhe t'ju udhëheqë drejt një jete përtej imagjinatës suaj.

Ndonjëherë edhe planet tona më të kujdesshme dështojnë, por planet e Perëndisë funksionojnë çdo herë. Ndërsa ecni në Udhëtimin e Trashëgimisë, ndiqni planin e Perëndisë për ju. Ai dëshiron t'ju japë shpresë dhe Ai dëshiron ta bëjë të ardhmen tuaj sa më të mirë.

Gjithkush mund të përdorë pak ndihmë kur bëhet fjalë për planifikimin e së ardhmes. Udhëtimi i Trashëgimisë ju drejton përmes çelësave për të siguruar të ardhmen e familjes suaj. Për të mësuar më shumë, vizitoni daveramsey.com/legacy.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

The Legacy Journey

Dave Ramsey është zëri i besuar i Amerikës për para dhe biznes. Pas falimentimit të tij në moshën 30-vjeçare, Dave filloi të mësonte mënyrat e Perëndisë për të trajtuar paratë. Dave tani i është kushtuar mësimit të të tjerëve se si të marrin kontrollin e parave të tyre në mënyrë që të jetojnë dhe të japin si kurrë më parë. Gjatë 31 ditëve të ardhshme, Dave do t'ju udhëheqë me atë që Bibla ka për të thënë për paranë dhe pasurinë dhe si të jetojmë dhe të lëmë një trashëgimi për brezat që do të vijnë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Ramsey që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: daveramsey.com/legacy