Të ndjekësh Perëndinë, jo të kërkosh miratimin e njerëzveShembull

Transformim nëpërmjet besimit
Të përqafosh hirin
Unë nuk bëj gjithmonë zgjedhjet e duhura. Jam përgjigjur me krenari, kam rënë në tundim dhe kam lejuar që shpërqendrimet të më bëjnë që t'i heq sytë nga Perëndia. Ka pasur raste kur kam vepruar në mosbindje të plotë ndaj Perëndisë. Unë kam bërë zgjedhje mëkatare nga padituria apo edhe nga përtacia. Por ajo që kam mësuar më shumë nga këto zgjedhje të këqija është se hiri i Zotit është më i madh se dështimet e mia!
Romakëve 8:1 na kujton se ne nuk jemi të dënuar. Perëndia nuk na ndëshkon apo nuk na turpëron më dhe ne nuk kemi nevojë të ndihemi fajtorë. Njerëzit, besimi dhe shpresa e të cilëve janë në Krishtin, mund ta dinë me siguri se janë të falur. Bibla përdor një frazë për të përshkruar këtë falje: "mëkatet tona janë aq larg sa është lindja nga perëndimi".
Perëndia jo vetëm që na fal, por dëshiron të na transformojë. Në letrën e tij drejtuar Korintasve, Apostulli Pal e çoi atë edhe më tej. Ai tha se ne jemi të rinj në Krishtin. E vjetra ka ikur, ja të gjitha u bënë të reja! Ne nuk duhet të jetojmë më në mënyrat tona të vjetra mëkatare. Ne mund të lejojmë që hiri dhe mëshira e Jezusit të na motivojë të jetojmë për Të. Unë nuk jetoj më që Perëndia të fitojë miratimin e Tij. Në vend të kësaj, unë jetoj për Të me një mirënjohje të madhe për dashurinë dhe faljen e Tij.
Kur e përul veten, i dorëzoj betejat e mia dhe i besoj Atij, dhe Ai më ndryshon nga brenda. Unë personalisht e kam parë këtë transformim në jetën dhe karrierën time. Nuk ka të bëjë me të qenit i përsosur; ka të bëjë me lejimin e Perëndisë që të më japë atë formë për të cilën më thirri që të jem. Sa më shumë që kërkoj vullnetin e Tij, aq më shumë shoh ndryshim të vërtetë – përtej sportit tim dhe në çdo pjesë të jetës sime.
Pyetje për zbatim:
- Si e keni parë Perëndinë ta ndryshojë jetën tuaj kur i jeni dorëzuar Atij?
- Cilat fusha të jetës suaj duhet të dorëzohen për një ndryshim të vërtetë?
Lutje:
Zot, më ndihmo të dal me guxim për Ty, duke kërkuar miratimin Tënd mbi gjithçka tjetër. Më mëso të të mbaj në qendër të jetës sime dhe më bëj sportistin dhe personin që më ke krijuar të jem. Më udhëhiq në ditët në vijim që të qëndroj në Fjalën tënde, duke mësuar dhe duke u rritur në njohuritë dhe dashurinë time për Ty.
Përmbledhje
Historia e Jozefit në Bibël ka zbatim në jetën e një sportisti.
Jozefi, një nga bijtë e Jakobit, kishte ëndrra për madhështi dhe udhëheqje kur ishte i ri. Por udhëtimi i tij pati vështirësi dhe pengesa. Njësoj si lëndimet apo dështimet e një sportisti. Ai përjetoi kritika dashakeqe dhe padrejtësi. Pavarësisht nga sprovat, Jozefi i besoi Perëndisë, e ruajti integritetin dhe vazhdoi të ngulmonte.
Me kalimin e kohës, besimi dhe këmbëngulja e Jozefit u shpërblyen. Ai u ngrit në pushtet dhe më në fund shpëtoi familjen e tij dhe shumë të tjerë nga uria. Jozefi e kuptoi se Perëndia po punonte, edhe kur rruga nuk dukej qartë. Përmes gjithë kësaj, ai i dha lavdi Perëndisë.
Ne lutemi që para, gjatë dhe pasgarvs apo ndeshjes, të keni një këndvështrim të ngjashëm. Mbajeni gjithmonë përpara fjalën e Perëndisë përqendrojini sytë tek Ai!
Hapat në vazhdim
"Sportistët në veprim" (AIA) ka plane të tjera që kanë të bëjnë me sportin. Ju mund t'i përdorni ato plane për t'u përgatitur për garë. Ato plane mund t'i gjeni në faqen AIA Connection page në aplikacionin Bi ble app. Klikoni butonin "Ndiq" për të marrë njoftime për gjërat e reja.
Ndërmerr veprim
Ju gjithashtu mund të dëshironi të merrni parasysh një udhëtim më të personalizuar në faqen tonë të botuesit. Kemi shumë ide të tjera d he plane të tjera të aplikacionit të Biblës për t'ju ndihmuar shpirtërisht si sportist. Ju lutemi, ejani na përshëndesni.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Zbuloni se si të mos përqendroheni më te miratimi i të tjerëve, por të ndiqni Perëndinë. Fituesi i medaljes olimpike Daniel Roberts, na tregon historinë e tij, njohuri praktike dhe Shkrimin. Do të gjeni lirinë dhe do të mësoni të jetoni për lavdinë e Perëndisë, jo për vlerësimin e botës. Ky plan 4-ditor që përmban paqe dhe qëllim, është pjesë e "Serisë së garave ose ndeshjeve për sportistët".
More
Dëshirojmë të falënderojmë Athletes In Action për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: mailchi.mp/11386aa0bbd6/chasing_god_not_approval