Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

A Është Gëzimi Ngjitës?Shembull

A Është Gëzimi Ngjitës?

DITA 2 NGA 13

Dje mësuam të jemi falënderues për momentet e mira me njerëzit, duke zgjedhur të kujtojmë të mirat, jo dhimbjen. Ky është hapi i parë për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe për të pasur gëzim të qëndrueshëm.

Tani, në ditën 2, shkojmë një hap më thellë:

2. Lutu pozitivisht për ta.

Ja si thuhet te Filipianëve 1:4 (ALBB) 'duke iu lutur gjithmonë me gëzim për ju të gjithë në çdo lutje që bëj,'.

A do të gëzoheshe, a do të inkurajoheshe kur dikush jo vetëm që lutet për ty, por lutet me gëzim për ty? Kur dikush buzëqesh ndërsa lutet për ty?

Kështu që: mënyra më e shpejtë për të ndryshuar një marrëdhënie nga e keqe në të mirë është kur fillon të lutesh për atë person me falënderim. Shenja që tregon se dikë e ke falur është kur lutesh me falënderim dhe e bekon atë person.

Kjo do sjellë dy të mira: do të ndryshojë qëndrimin tënd dhe do t'i ndryshojë ata. Lutja pozitive është shumë e fuqishme. Njerëzit mund t'i rezistojnë këshillave që u jep ti; nuk duan t'i dëgjojnë. Por askush nuk mund t'i rezistojë ose të pengojë lutjet që ti bën për atë person.

Po për çfarë të lutesh për ta? Pali u lut specifikisht për Filipianët:

Filipianëve 1:9-11 (ALBB) 'Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim, që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit, të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.'

Ashtu si Pali u lut për ta, lutu edhe ti për të tjerët:

1. Të jenë sa më të dashur.
“Dashuria juaj të teprojë” me bollëk. Lutu që të jenë sa më të mirë dhe sa më të dashur.

2. Të marrin vendimet e duhura.
“Të dalloni gjërat më të mira.” Lutu që Perëndia t’u japë urtësi për të zgjedhur drejt.

3. Të bëjnë gjënë e duhur.
“Të jeni të pastër dhe panjollë,” që të marrin vendimet e duhura dhe të kenë ndërgjegjen e pastër, pa korruptim apo vjedhje.

4. Të jetojnë për lavdinë e Perëndisë.
“Të mbushur me fryte drejtësie,” duke jetuar për të nderuar dhe lavdëruar Perëndinë.

Jo këtë formatin tjetër të lutjeve: “A mos ardhsh në shtëpi! Thefsh këmbën rrugës...”

Jo, lutu pozitivisht: “Perëndi, bëje më të mirë, më të dashur; ruaja zemrën; ndihmoje të bëjë gjënë e duhur; të të dojë Ty, Zot; të jetojë për Ty, Zot.”

A do të gëzohesh me praninë e njerëzve në jetën tënde? Së pari, ji falënderues për gjërat dhe momentet e mira; së dyti, lutu pozitivisht për ta.

Lutje: “Zot, të falënderoj për njerëzit që ke vendosur në jetën time. Më mëso të lutem me gëzim për secilin prej tyre. Zbut zemrat tona, forco dashurinë tonë, jepna urtësi për të dalluar të mirën dhe ndihmona të jetojmë për lavdinë Tënde. Bekoji ata, Perëndi, dhe mbushi jetët e tyre me paqe, dashuri dhe drejtësi. Amen.”

Rreth këtij plani

A Është Gëzimi Ngjitës?

Zbulo si të kesh gëzim që zgjat, pavarësisht rrethanave! Ky plan të ndihmon të shohësh njerëzit me një sy ndryshe dhe të gjesh të mirën në çdo marrëdhënie. Bashkohu që të mësosh si të gëzohesh çdo ditë me ata që ke pranë!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.icf.al/en