Le të lexojmë BiblënShembull

Zanafilla 16:1
Por Sarai, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
Abrami martohet me Agarin.
Ti mund t'i kesh premtuar diçka dikujt, por ndoshta e ke harruar fare. Kjo ndodh me ne, por jo me Perëndinë. Çfarë Ai premton do të ndodhë, edhe pse ndonjëherë duhet të presësh për një kohë të gjatë. Perëndia i premtoi një djalë Abramit. Por Abramit i duhej të priste. Sarai ende nuk kishte një fëmijë.
Ajo i tha Abramit: “Ti e di që unë nuk do të mund të kem më fëmijë. Ti duhet të martohesh me Agarin, shërbëtoren time. Kështu ajo mund të lindë fëmijë dhe atëherë ti do të bëhesh me djalë.” Plani i Sarës nuk ishte një plan i mirë. Por Abrami e dëgjoi gjithsesi. Ai e mori Agarin si grua të dytë. Perëndia nuk e miraton këtë.
Mendo rreth kësaj...
Loti zgjodhi më të mirën për veten e tij dhe nuk mendoi për xhaxhain e tij Abramin. Shpesh herë ne vëmë veten në plan të parë. Por Perëndia u kujdes për Abramin. Shpesh ne mendojmë vetëm për veten. Perëndia dëshiron që ne së pari të mendojmë për Të dhe gjithashtu për njerëzit e tjerë. Kjo është shumë e vështirë për ne. Kërkoji Perëndisë të të ndihmojë ta duash Atë dhe të tjerët.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al