Le të lexojmë BiblënShembull

Jozueu 2:24
Dhe i thanë Jozueut: «Me siguri ZOTI na e ka lënë në duart tona tërë vendin; që tani tërë banorët e vendit dridhen nga frika para nesh».
Kthimi tek Jozueu
Dy vëzhguesit u kacavirrën përposhtë kordonit. Ata i thanë Rahabit: “Duhet ta lësh këtë kordon të varur këtu. Kur bijtë e Izraelit të hyjnë në Jeriko, të mund të shohin që ti jeton këtu. Në këtë shtëpi do të jesh e sigurt.” Dhe kështu këta burra u larguan dhe u fshehën për tri ditë. Pas tri ditëve ata shkuan te Jozueu. Ata treguan për muret e larta, portat e fortifikuara por edhe për Rahabin, e cila i kishte ndihmuar, dhe se ata kishin premtuar ta ndihmonin Rahabin dhe të afërmit e saj. Ata thanë: “Jeriko ka mure shumë të larta, kjo është e vërtetë. Por Perëndia do të na japë qytetin”. Ata e besuan me të vërtetë këtë. Perëndia do t’i ndihmonte!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al