Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ju KENI një lutje!Shembull

Ju KENI një lutje!

DITA 6 NGA 6

“Gjashtë çelësat për një lutje të shëndetshme dhe të ekuilibruar - Pjesa e dytë”

4. Shprehi Perëndisë nevojat dhe dëshirat e tua personale dhe kërkoji Atij të t'i plotësojë. “Bukën tonë të përditshme na jep sot…”

Dashuria e Perëndisë për ty është e thellë, e pafund dhe e pakushtëzuar dhe krahasohet shpesh në Bibël me dhembshurinë e një ati të dashur për fëmijën e tij. Ai dëshiron të dëgjojë nga fëmija i Tij (që je ti); Ai dëshiron të dëgjojë për jetën tënde, për nevojat dhe dëshirat e tua dhe dëshiron që t’i tregosh për ato nevoja. Ai shtyhet nga dashuria e tij që të të bekojë më shumë nga sa mund të shpresosh.

5. Kërkoji Perëndisë të të falë mëkatet, duke qenë i ndërgjegjshëm se edhe ti ke nevojë t’i falësh të tjerët që mund të të kenë bërë keq. “Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.”

T'i kërkojmë Perëndisë që të na falë mëkatet, fillon së pari me pranimin e mëkateve tona dhe më pas me rrëfimin e tyre Perëndisë.

“Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” 1 Gjonit 1:9

Ti mund të jesh i sigurt që Perëndia të ka falur dhe të ka pastruar nga mëkatet e tua. Me atë falje, vjen çlirimi nga faji, turpi dhe dënimi.

Perëndia kërkon gjithashtu, që ashtu si na ka falur, ne të falim të tjerët që mund të na kenë bërë padrejtësi. Ashtu si sjell çlirim marrja e faljes nga Perëndia, po ashtu sjell çlirim edhe falja e të tjerëve - çlirim nga hidhërimi, nga inati dhe çlirim nga lejimi i plagëve të së shkuarës të vazhdojnë të na lëndojnë.

Falja, marrja dhe dhënia e saj, është themelore për të jetuar një jetë të lirë në Krishtin.

6. Lutu për drejtimin e Perëndisë që të të ndihmojë të shmangësh tundimet dhe situatat, që mund të mos reflektohen mirë për Të. “…dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu.”

Perëndia na i ka falur mëkatet dhe na ka pastruar nga çdo paudhësi, ashtu siç është premtuar te 1 Gjonit 1:9, por ne do të ndeshemi sërish me tundimin duke jetuar në këtë botë të rënë. Kjo pjesë e Lutjes së Zotit thekson rëndësinë që të mos rrimë e të bëhemi të vetëkënaqur me faljen që na jep Perëndia, pa marrë parasysh rëndësinë e shmangies së mëkatit në të ardhmen. Ndonëse Perëndia duke na falur heq dënimin frymëror të mëkatit, Ai nuk heq domosdoshmërisht pasojat e dëmshme të mëkatit. Për këtë arsye, është e rëndësishme t'i lutemi Perëndisë të na ndihmojë të shmangim tundimin.

Çdo ditë, fillo t'i dhurosh Perëndisë çfarëdo kohe që mund t'i japësh Atij me gëzim në lutje. Perëndia nuk ka një kuotë që ti ta përmbushësh çdo ditë. Për më tepër, ndonjëherë do të jetë sfiduese të qëndrosh vigjilent dhe të shmangësh “përgjumjen”. Mos u dekurajo; dije se do të jesh i/e bekuar nga Perëndia, ndërsa ia kushton Atij kohën tënde në lutje!

Shkrimet e Shenjta

Dita 5

Rreth këtij plani

Ju KENI një lutje!

Zbulo parimet e ndërtimit të një jete lutje të fuqishme dhe efektive. Lutja –komunikimi me Perëndinë në një plan personal - është çelësi për të parë ndryshime pozitive në jetën dhe mjedisin tonë. Marrë nga libri, “Jashtë...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë