Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me Frymën e Shenjtë: Devocionale me John PiperShembull

Live By The Spirit: Devotions With John Piper

DITA 6 NGA 7

Fryma e Shenjtë Na Ndihmon të Vdesim



Nëse të fyejnë për emrin e Krishtit, ti je i bekuar, sepse Fryma e lavdisë dhe e Perëndisë prehet mbi ju. —1 Pjetrit 4:14



Corrie ten Boom, tregon se si ajo shqetësohej kur ishte vajzë, nëse do kishte qene në gjendje t’u kundërvihej gjermanëve, nëse do kërcënohej. Ajo ndihej kaq e dobët, kur mendonte se çfarë mund të ndodhte. Babai i saj, mendoj se ishte, i dha asaj një ilustrim të shkëlqyeshëm. Ai tha: "Kur do të bësh një udhëtim në tren, a ta jap biletën tënde tre javë përpara, apo pikërisht në momentin kur hypën në tren?" Ajo u përgjigj, "Ndërsa po hyp në tren." "Po kështu, Zoti do të të japë forcën e veçantë që të nevojitet për të qenë e fortë përballë vdekjes, pikërisht kur ke nevojë për të, jo më parë."



Unë besoj se 1 Pjetrit 4:14, premton se në orën e sprovës më të madhe, Zoti vjen te fëmijët e tij, për t'i dhënë atyre kurajo dhe besim, për të cilin ata nuk e dinin se ishin të aftë. Fryma e Shenjtë, do të të ndihmojë të vdesësh.



Tradita e mirë, na tregon se Palit iu pre koka nga Nero. Letra e fundit e Palit, ishte ndoshta 2 Timoteut. Gjyqi i tij tashmë kishte filluar. Përfytyro ushtarin e vjetër, të plagosur nga beteja për Komandantin e tij, në paraburgim në Romë. Ai thirret para gjykatës. Të gjithë e dinë, se ditët e tij janë të numëruara. Ai është një njeri i shënuar. Kështu që asnjë nga miqtë e tij, nuk i qëndrojnë pranë. Ai bën mbrojtjen e tij. Merret vendimi për ta dëgjuar edhe një herë - pastaj fundi. Ai kthehet në vendin e tij dhe i shkruan këto fjalë Timoteut (2 Timoteut 4:16–17), “Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj. Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit. "



Unë lutem që ti mbash mend këto fjalë: Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë të vdesësh. Ai do të qëndrojë pranë teje, kur nuk ka njeri tjetër. Ai do të mbështesë besimin tënd. Ai do të të japë vegime të shpejta të lavdisë. Ai do të të bëjë të madhërosh Krishtin, në vdekjen tënde. Guximi që kurrë nuk kishe menduar se është i mundur, do të jetë i yti. Fryma e lavdisë dhe e Perëndisë, do të prehet mbi ty dhe do të të çojë në shtëpi.



Mëso më shumë: http://www.desiringgod.org/messages/the-holy-spirit-will-help-you-die


Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Live By The Spirit: Devotions With John Piper

7 Lexime Devocionale nga John Piper mbi Shpirtin e Shenjtë

Dëshirojmë të falenderojmë John Piper dhe Desiring God që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.desiringgod.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë