Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zemra e pastërShembull

Zemra e pastër

DITA 2 NGA 5

Si është ai/ajo që e ka zemrën e pastër?

Pra, kush dikush zgjedh Krishtin, ai/ajo merr një zemër të re, një zemër të pastër dhe ja çfarë përshkrimi të bukur jep Bibla për ta tek(të panjollë), bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës.” Filipianëve 2:15

Të jeni të pastër e të panjollë, siç ishte Adami dhe Eva para se të mekatonin. Pa të meta, me zemra të lara nga gjaku i Jezusit, e njëjta fjalë thuhet për Jezusin: Qengji i Perëndise, pa të meta. Ajo që dua te theksoj është: Kur zgjodhe t’i besosh Jezusit, ti u fale totalisht, nuk të ngeli më asgjë nga e shkuara e pafalur dhe e papastruar. Sepse dy rrugë ka ose je i falur 100% ose nuk je i falur. Falja nuk është me pjesë, me copa. Ti e fillon udhëtimin në Zotin me një zemër totalisht të pastër. Si vazhdon vargu: pa të meta mes një brezi të padrejtë (të shthurur) dhe të çoroditur. Jemi në mes të këtij brezi që na rrethon, të shthurur, të çoroditur. Dhe në mes të këtij brezi ju ndriçoni si pishtarë, si yje ne qiell.
Si fari, që ndricon për të orientuar anijet se ku duhet të ankorohen, të parkojnë. Tregohet një histori në vitin 1909, në një breg ku do ëe ankoronin anijet dhe 6 anije në një natë u mbytën, sepse nuk punonte fari ndriçues, anijet hasën shkëmbinj sepse nuk kishin orientim se ku duhet të ankoronin. Farin mund të shikohet 15 km deri 50 km larg.

Kështu është kisha e Perëndisë, si Fari që ndriçon në mes të ërrësirës. Drita janë njerëzit që kanë zgjedhur Jezusin, kanë marrë faljen e tij, janë të çliruar dhe ndriçojnë Jezusin në mes të botës së errët që na rrethon.
Ti je pjesë e farit, e dritës që ndiçon Perëndia në Tiranë dhe nëpër botë. Nëpërmjet teje njerëzit e shikojnë se çfarë po bën Perëndia te kisha e tij, kisha ICF Tirana apo te kisha jote lokale.
Nesër vazhdon pjesa tjetër e inkurajimi në lidhje me lumturinë që tha Jezusi: Lum ju që keni zemrën e pastër…

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Zemra e pastër

Zemër e pastër është një devocion ditor me 5 ditë që tregon se si zemra jonë bëhet e pastër dhe se si mund ta ruajmë atë të tillë.Në kohët që jetojmë është e vështirë të qëndrojmë të drejtë e me një zemër të pastër edhe ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendra kristiane Durres për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://altinkita.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë