Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bibël Për FëmijëtShembull

Bibël Për Fëmijët

DITA 4 NGA 8




Shumë kohë më parë, Perëndia dërgoi engjëllin Gabriel tek një vajzë e re e mirë Judease e quajtur Mari. Ai i tregoi asaj, “Ti do të kesh një djalë dhe Emri i Tij do të quhet Jezus. Ai do të quhet Biri i më të Lartit. Ai do të mbretërojë përjetë”.

Si mund të ndodhë kjo? pyeti vajza e mahnitur. “Unë nuk kam qenë me asnjë burrë”. Engjëlli i tregoi Marisë se fëmija do të vinte nga Perëndia. Nuk do të kishte një atë njerëzor.

Pastaj engjëlli i tregoi Marisë se kushërira e saj Elizabeta, po priste një fëmijë në moshë te shkuar. Edhe kjo ishte një mrekulli. Shumë shpejt pas kësaj Maria vizitoi Elizabetën. Ato së bashku lavdëruan Perëndinë.

Maria ishte fejuar dhe do martohej me një njeri të quajtur Jozef. Jozefi u trishtua kur mësoi se Maria po priste një bebush. Ai mendoi se ndonjë burrë tjetër ishte babai.

Në një ëndërr, engjëlli i Perëndisë i tregoi Jozefit, se fëmija ishte Biri i Perëndisë … Jozefi duhej të ndihmonte Marinë, për tu kujdesur për Jezusin.

Jozefi i besonte dhe i bindej Perëndisë. Ai u bindej gjithashtu ligjeve të vendit të tij. Për shkak të një ligji të ri, ai dhe Maria u nisën për në qytetin e tyre të lindjes, për të paguar taksat.

Maria ishte gati për të patur fëmijën e saj. Por Jozefi nuk mund të gjente asnjë dhomë atje. Të gjitha hanet ishin plot.

Më në fund Jozefi gjeti një grazhd. Atje u lind bebushi Jezus. Nëna e Tij e vendosi në grazhd, në një vend ku zakonisht vendosej ushqimi i kafshëve.

Aty pranë, disa barinj po ruanin bagëtinë që flinte. Engjëlli i Perëndisë iu shfaq dhe u tregoi atyre lajmin e mrekullueshëm. “Sot është lindur në qytetin e Davidit, një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Papritmas, edhe shumë engjëj të tjerë u shfaqën, duke lavdëruar Perëndinë, dhe duke thënë, “Lavdi Perëndisë në vendet më të Larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve.”

Barinjtë u ngutën, per tek grazhdi. Pasi e panë Bebushin, ata i treguan kujtdo që takuan çfarë engjëjt u kishin thënë rreth Jezusit.

Dyzet ditë më vonë, Jozefi dhe Maria e sollën Jezusin në tempull, në Jerusalem. Atje një njeri i quajtur Simon lavdëroi Perëndinë për Bebushin, ndërsa Ana e moshuar, një tjetër shërbëtore e Zotit, falenderonte. Të dy e dinin që Jezusi është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i premtuar. Jozefi sakrfikoi dy zogj. Kjo ishte oferta që Perëndia kishte caktuar në ligj, për njerëzit e varfër të cilët do i paraqisnin një të sapolindur Zotit.

Pak kohë më vonë, një yll i veçantë drejtoi disa njerëz të zgjuar, nga një vend i lindjes në Jerusalem. “Ku është ai që është lindur Mbret i Judenjve?” pyetën ata. “Ne duam të adhurojmë Atë”.

Mbreti Herod dëgjoi për Njerëzit e Zgjuar. I turbulluar, ai u kërkoi atyre, ti tregojnë atij se si e kishin gjetur ata Jezusin. “Edhe unë dua ta adhuroj Atë”, tha Herodi. Por ai po gënjente. Herodi donte ta vriste Jezusin.

Ylli i drejtoi Njerëzit e Zgjuar pikërisht tek shtëpia ku Maria dhe Jozefi jetonin më Fëmijën e vogël. Duke u gjunjëzuar në adhurim, udhëtarët i dhanë Jezusit dhurata të çmuara prej ari, parfumi e kasie.

Perëndia i paralajmëroi Njerëzit e zgjuar të ktheheshin në shtëpi fshehtazi. Herodi u tërbua fare. I vendosur ta shatërrojë Jezusin, sunduesi i mbrapshtë, vrau të gjithë djemtë foshnje në Bethlehem.

Por Herodi nuk mundi ta dëmtonte Birin e Perëndisë. I paralajmëruar në një ëndërr, Jozefi i çoi Marinë dhe Jezusin për siguri në Egjipt.

Kur Herodi vdiq, Jozefi i solli përsëri Marinë dhe Jezusin mbrapsht nga Egjipti. Ata jetuan në qytetin e vogël të Nazaretit, pranë detit të Galilesë.

Fund

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Bibël Për Fëmijët

Si filloi të gjitha këto? Nga kemi ardhur? Pse ka kaq shumë mjerime në botë? A ka ndonjë shpresë? A ka jetë pas vdekjes? Gjeni përgjigjet kur lexoni këtë histori të vërtetë të botës.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Bible for Children, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://bibleforchildren.org/languages/albanian/stories.php

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë