Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kapaciteti: Aftësitë drejtuese studentoreShembull

Capacity: Student Leadership

DITA 2 NGA 5

Marku 10:42-44 Udhëheqja nuk ka të bëjë me të qenët i fortë me njerëzit rreth teje dhe t'u thuash njerëzve se çfarë të bëjnë. Udhëheqja ka të bëjë me pranimin e një pozite për të cilën je i pasionuar dhe për të ndarë këtë vizion me të tjerë. Udhëheqësit e vërtetë kujdesen për njerëzit të cilët po i drejtojnë dhe interesohen për mirëqenien e tyre. Udhëheqësit e mëdhenj do të punojnë shumë për hirin e njerëzve të tyre. Titit 1:5-9 Të jetosh thirrjen që Perëndia ka vendosur në jetën tënde nuk është thjesht që të bësh gjëra. Është edhe për të jetuar në një mënyrë të caktuar. Nëse do të bëhesh një udhëheqës, njerëzit do të shohin mënyrën se si e jeton jetën tënde. Mos ji një shembull vetëm nga gjërat që bën, ji një shembull nga mënyra si jeton. Kjo do të ketë një ndikim më të madh se sa mund ta përfytyrosh. Kjo pjesë rendit ato gjëra që e formojnë një udhëheqës. Përqendrohu te kjo listë. Sa mirë të përshkruan ty? Me cilat gjëra në këtë listë të duhet të punosh? Kur t'i kesh arritur ato do të kesh një qëndrim të mirë me të tjerët.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Capacity: Student Leadership

Perëndia të ka thirrur për gjëra të mëdha. Jo vetëm kur të plakesh, por që tani. Ky plan do t'ju inkurajojë dhe tregojë se si duket e hedh hapin dhe udhëheq pikërisht atje ku je tani në jetën tënde. Perëndia mundet dhe d...

More

We would like to thank Switch, a ministry LifeChurch.tv, for providing this plan. For more information, please visit: www.lifechurch.tv

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë